Futboll Seria A Sport

KORONAVIRUSI/ Mesfushori Gomez: Duket si një film horror dhe nuk po ekzagjeroj

Situata e krijuar në Itali nga coronavirus-i nuk është aspak e mirë dhe edhe futbolli është prekur, jo vetëm për sa i takon fushës. Futbollistët po përjetojnë një situatë të parashikuar, atë të një izolimi të domosdoshëm.

Në Bergamo, më pas, infektimet janë të shumta dhe Atalanta gjendet në një nga zonat më të goditura të vendit. Në Argjentinë janë të shqetësuar për Papu Gomez, simboli i zikaltërve që po magjepsin Europën dhe botën e futbollit.

Radio Club 94.7 e ka kontaktuar për ta pyetur si po e jeton situatën. Dhe kapiteni i bergamaskëve nuk e ka fshehur seriozitetin e gjithçkaje.

“Rutina ka ndryshuar shumë. Shkollat janë mbyllur dhe fëmijët janë në shtëpi. Njerëzit nuk e kanë kuptuar me të vërtetë rrezikun e coronavirus-it në fillim. Dilnin për shëtitje si të mos ishte asgjë, shkonin në restorant dhe të bënin shopping”, ka thënë Gomez.

“Më pas, qeveria ka bërë dekretin dhe tani njerëzit janë mbyllur në shtëpi, sepse ka 300 infektime në ditë, ka persona që vdesin. Bergamo është një qytet fantazmë. Duket një film horror. Dhe nuk po ekzagjeroj”.

Fjalë që shërbejnë për t’i bërë bashkëkombësit e tij të kuptojnë se situata nuk duhet nënvlerësuar.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË MBROJTËSI/ Manchester United në negociata me Real Madrid për lojtarin…

Delo.autor

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Shihni golin fantastik të shënuar nga djali i “Pleshtit” (VIDEO)

Delo.autor

GJUAJTJA E PARË NË PORTË/ Ja goli befasues në finalen e Kupës së Italisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment