Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI NË FORMULA 1/ 14 anëtarë të makinës legjendare në karantinë në Australi

Gati 5 ditë nga vendimi për të anulluar garën e Australisë në Formula 1 (vendimi u morr më 13 mars), 14 anëtarë të skuadrës McLaren kanë përfunduar në karantinë për shkak të coronavirus. Ata ndodhen ende në Melburn, të izoluar, ndërkohë që të gjithë janë larguar.

Sipas McLaren, karantina për këta persona do të vazhdojë deri më datën 30 mars, pra për dy javë. “Ne e morëm këtë masë paraprake për të evituar që vitusi të përhapej. Ata ndodhen ende në hotel dhe asistohen nga stafi mjekësor”, thanë drejtuesit e McLaren, ndërkohë që skuadra britanike pati një rast pozitiv me coronavirus.

Formula 1 nuk ka nisur ende sezonin, ndërkohë që përvec garës së Australisë janë anulluar edhe garat e Bahrein, Vietnamit dhe kohë më parë edhe ajo e Kinës. Gjasat janë që garat të nisin në fund të majit, në rast se do të largohet rreziku i coronavirus.

Related posts

MOMENTI QESHARAK/ “Ylli” i Evertonit pengohet nga një… FANTAZMË (VIDEO)

Isa.Autor

“FRIGORIFERI” MAGUIRE/ Mister 90 milionë euro që po luan si diletant (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Ngo ngre Seferin si “trofe”, bardheblutë shfrenohen në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment