Sport Të tjera

“KJO ËSHTË NJË SITUATAË E PAMUNDUR”/ Zyrtari i lartë japonez “plas bombën”. Lojërat Olimpike mund të anulohen sërish

Lojërat Olimpike të planifikuara për tu zhvilluar këtë verë mund të anulohen përsëri, pas situatës aspak të mirë që po kalon shteti pritës, Japonia, e cila është në valën e katërt të Covid-19.

Këtë ide e ka hedhur një zyrtarë i lartë i partisë në pushtet i quajtur, Toshihiro Nikai, i cili u shpreh se Japonia duhet të heqë dorë nga Lojërat Olimpike në rast se rritja e rasteve ditore me Covid-19 bëhet e papërballueshme për vendin.

“Kjo është një situatë absolutisht e pamundur, duhet të marrim një vendim pa u hezituar. Cili është kuptimi i Olimpiadës nëse e përhapim këtë sëmundje infektive te njëri tjetri gjatë Olimpiadës?’’, u shpreh zyrtari Nikai.

Ndërkohë në krahun tjetër qeveria po ecën para me planin e saj, duke marrë masa për distancimin shoqëror dhe kufizime për spektatorët.

Related posts

Pakult vendos për merkaton, por miratimin e ka presidenti

Sadik.Autor

PANIK DHE FRIKË/ Shmanget tragjedia: Futbollisti SHQIPTAR i shpëton jetën shokut të ekipit

Isa.Autor

Jonny Castro, përforcimi i Atletico Madrid për mbrojtjen?

Sadik.Autor

Leave a Comment