Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ Titulli pas 29 javësh, Manchester City do kishte dy trofe më pak

Njukasëlli dhe Aston Vila do të kishin nga një titull të Premier Ligës në vitrinën e tyre nëse çdo sezon do të kishte përfunduar pas 29 javësh. Sezoni 2019-20 nuk dihet nëse do të përfundojë për shkak të emergjencës së Koronavirusit (aktualisht i ndërprerë deri më 4 prill).

premier-a59a602f9687a44a60fa0e2f489e0b9123f828cc145b23f4_1920x1080

Kjo do të thotë se titulli i Liverpulit, që kryeson me 25 pikë përpara vendit të dytë, me 9 javë për t’u luajtur, është në rrezik. Skuadrës së Klopit i nevojiten vetëm 6 pikë. “Sporting Index” ka zbuluar se cili ekip do të ishte shpallur kampion nëse sezoni do të kishte përfunduar pas 29 javësh.

Dhe rezulton se Njukasëlli i sezonit 1995-96 do të ishte shpallur kampion nëse nuk do të kishte lënë pikë në javët e fundit, ashtu siç i ndodhi Aston Vilës në 1992-93, në sezonin e parë të Premier Ligës, i cili kishte 42 javë dhe triumfonte në fund Mançester Junajtid i Fergusonit. Interesant është fakti se Mançester Siti do të kishte dy tituj më pak kampionë.

Trofeu i 2010-11, kur Serxho Aguero vuloste titullin me golin dramatik ndaj QPR-së në minutën e 93-të në javën e fundit do mungonte. Por pas 29 javësh, ata renditeshin pas rivalëve të qytetit, Junajtid. Titulli i tyre i dytë, në 2013-14 nuk do të ishte fituar gjithashtu, sepse pas 29 javësh në krye ishte Çelsi i Murinjos. Edhe titulli historik i Lestërit në sezonin 2015-16 nuk do të kishte ardhur kurrë.

Related posts

PLAS SKANDALI/ Brazili i heq pasaportën RONALDINHOS dhe e shpall në kërkim

Isa.Autor

IDEJA E ÇMENDUR/ Barça ofron Griezmann dhe të tjerë për Lautaro

Delo.autor

YLLI SUEDEZ DO TË RINOVOJË ME MILAN/ Ja dita kur do të firmosë Ibrahimovic me “Kuqezinjtë”…

Delo.autor

Leave a Comment