Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ “Tokio 2020”, Olimpiadë me dyer të mbyllura për të mos shtyrë garat

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mund të mos kenë asnjë shtyrje në afat, në organizimin e tyre (24 korrik-9 gusht), por ato mund të zhvillohen pa praninë e tifozëve. Është kjo ideja e fundit e organizatorëve të Olimpiadës që nis pas 4 muajsh në Japoni.

Sot në botë shumë evente sportive po zhvillohen me dyer të mbyllura, për të mos i shtyrë ato. Ndaj, këtë zgjidhje mund të adaptojë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

“Kjo mund të jetë një masë ekstreme, ndoshta më e vështira për t’u marrë si nga organizatorët ashtu dhe nga IOC, por ndoshta është zgjidhja më e leverdishme për sportin. Gjithçka bëhet për të ruajtur sigurinë e njerëzve. Nëse merret ky vendim, kjo do të ishte një Olimpiadë e shëmtuar”, shprehen mediat britanike, që i referohen burimeve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

IOC dhe organizatorët shprehen se po monitorojnë gjendjen, por ajo nuk duket aspak optimiste për muajt në vijim. Ekziston edhe mundësia që Olimpiada të shtyhet në fund të 2020-ës, por vendimi përfundimtar pritet të merret në qershor, në Asamblenë e IOC-it.

Related posts

300 MILIONË STERLINA NË MERKATO/ Man.City projektohen të ardhmen pa Guardiola-n

F.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ CAGLIARIT/ Gattuso: Duam Championsin, unë fitoj më shumë se…

Delo.autor

INTER-ROMA/ Spalletti synon të “blindojë” vendin e tretë në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment