Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tirana-Laçi. Rezultati 1-0

Ka startuar në orën 17:00, në “Air Albania”, supersfida mes Tiranës dhe Laçit e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë e Emanuel Egbo do të tentojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive në kampionat.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, tekniku i skuadrës kryeqytase i ka besuar Ismajlgecit vendin e Kalesë, i cili mungon për arsye dëmtimi. Nuk mungojnë surprizat as te skuadra e Laçit.

Nuabueze dhe Teko nuk do të jenë të disponueshëm për trajnerin Cungu, Në vend të sulmuesit do të luajë Jomba, i cili debuton ndaj Tiranës. Kujtojmë që në të kaluarën, Jomba ka qenë edhe pjesë e Atletikos së Madridit.

LIVE: TIRANA-LAÇI 1-0

Ngo 73′

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Kobina shpërthen bukur nga e djathta, shmang në mënyrë fantastike Selmanin, por në fund ndalet nga Ignjatoviç, i cili largon rrezikun në këndore.

87′ Zëvendësim te Tirana, largohet Majkëll Ngo, në vend të tij Edon Hasani.

85′ Tjetër zëvendësim te Laçi, largohet Regi Lushkja, vendin e tij e zë Donald Rapo.

80′ Zëvendësim te Laçi, largohet sulmuesi Jomba, vendin e tij e zë Marku.

79′ Zëvendësim te Tirana, largohet Torasa, vendin e tij e zë Sidibe.

75′ Pranë golit të dytë bardheblutë. Kobina dhuron spektakël nga e djathta, futet bukur në zonë, provon të godasë, por topi ndalet me këmbë nga Stazhilla.

73′ GOOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida. Majkëll Ngo kalon në avantazh bardheblutë. Pas harkimit të Dokës, sulmuesi përfiton nga dalja e gabuar e Stazhillës, duke goditur saktë me kokë. 

67′ Muça për pak sa nuk i dhuron një gol kurbinasve. Kapiteni pason një top të diskutueshëm te Lika, për pak sa nuk përfiton sulmuesi i Laçit, largon në vështirësi gardiani bardheblu.

65′ Zëvendësim te Tirana, largohet Ismajlgeci, vendin e tij e zë Grent Halili.

60′ Stazhilla ndëshkohet me kartonë të verdhë për vonesë të lojës.

50′ Rrezikshëm Tirana në këto minuta, Kobina provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi shkon drejt e në duart e portieritm Stazhilla.

48’ Tirana e nis shumë agresive pjesën e dytë. Një top i Bathës në qendër nga e majta, largohet nga mbrojtja, me bardheblutë që pretendojnë për një prekje topi me dorë në zonë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Pranë golit Laçi, me anë të Selmanit, që provon me kokë, por gjaujtja e tij, devijohet nga Ngo.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43’ Kobinah nuk arrin të përfitojë nga një pasim në qendër për të rrezikuar portën e miqve, duke lënë që topi të kalojë te Stazhilla.

35′ Goditje dënimi për Tiranën. Provon Kobina, por topi devijohet në kokën e Xhxihës dhe shkon në këndore.

30′ Selmani ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Torasës.

28′ Mundësi ideale për Laçin. Deliu harkon topin në zonë nga goditja e dënimit në krahun e majtë. Topi devijohet nga futbollisti Ignjatoviç me kokë, topi përplaset në shtyllë.

22′ Tjetër mundësi shënimi për Laçin, me anë të Xhixhës i cili futet bukur në zonë, provon me të djathtën, por gjuajtja shkon jashtë kuadratit.

19’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta në zonë e Laçit, Stazhilla detyrohet të dalë dhe të grushtojë topin.

18′ Kobina lëviz bukur dhe lëshon një të majtë kërcënuese, por topi ndalet në vështirësi nga portieri Stazhilla.

14’ Aksion nga krahu i djathtë për Laçin. Fangaj pason në qendër për Xhixhën i cili gjuan por nuk gjen katërkëndorin e Ilion Likës.

10′ Mundësi ideale për skuadrën e Laçit, Xhixha asiston bukur për Grecen, ky i fundit provoi të harkonte një top të rrezikshëm në zonë, por gaboi, pasi nuk serviri për askënd.

5′ Tirana shfaqet më kërkuese në këto minuta të para, duke kërkuar në thellësi Ngonë dhe Kobina, por të vendosur mirë mbrojtësit e Laçit.

1′ Ka nisur sfida në “Air Albania”.

Related posts

DERBI I LONDRËS/ Chelsea ia mer dorën Tottenhamit, Conte provon humbjen në Premier

Delo.autor

“ISHTE NJË RRUGËTIM I…”/ Ish-bomberi i Inter tërhiqet përfundimisht nga futbolli, ja mesazhi prekës i tij… (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shqiptar protagonist me gol dhe i jep fitoren ekipit të tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment