Futboll Seria A Sport

MILAN PLANIFIKON TË ARDHMEN/ Mirupafshim Ibrahimovic! “Kuqezinjtë” gjejnë pasuesin dhe sakrifikojnë… Calhanoglu

Milani është duke menduar për të ardhmen e sulmit, të cilën me shumë mundësi duhet ta llogarisë pa Zlatan Ibrahimovic, që ende nuk ka vendosur por është i shtyrë më shuma nga tërheqja nga futbolli se rinovimi me kuqezinjtë.

Duke parë këtë situatë, atëherë drejtuesit e “Djallit” janë duke u fokusuar te një figurë qëndrore në sulm për sezonet në vazhdim dhe sipas “Tuttosport” identikiti është Milik i Napolit. Gattuso dhe De Laurentis nuk janë të kënaqur, teksa synojnë Jovic për në verë (nga Real Madrid).

Veç kësaj, kanë blerë edhe Petagna nga SPAL. Kështu, polaku mund të shitet, por duhet vlera e duhur. Milani nuk mund të ofrojë 30 mln euro për sulmuesin ose edhe më pak, ndaj edhe mund të fusë në shkëmbim Calhanoglu, që i pëlqen shumë Gattusos.

Related posts

SPALLETTI NUK ËSHTË HARRY POTTER/ Kristian Vieri: Juventus më e forta në Europë, por për Champions…

Isa.Autor

Napoli interesohet për mesfushorin, që shkëlqeu në SERIE A këtë sezon

Sadik.Autor

Një duel “vertikal”/ Kur dhe si shënojnë të dyja skuadrat në derbin e Milanos

Isa.Autor

Leave a Comment