Futboll Seria A Sport

“NJË BOMBER I PADISKUTUESHËM”/ Toni këshillon Juventusin: Ky sulmues është partneri perfekt për CR7

Ai shënoi gola në grupet e Champions-it, madje edhe 31 gola në një kampionat të vetëm, me fanellën e Fiorentinës. Luca Toni e njeh mirë bomberin, ndaj kush më mirë se ai mund të japë këshilla për një Juventus më efikas. I intervistuar nga “Tuttosport”, kampioni i botës me Italinë analizoi sulmuesit më të mirë europianë, ndër të cilët “Zonja e Vjetër” mund të marrë partnerin ideal të Cristiano Ronaldos.

Pa dyshim, e ka fjalën për ata që janë nën 30 vjeç: Harry Kane, një qendërsulmues i vërtetë, i cili e mbush zonën si pak të tjerë. Ai është teknik, i mirë për të luajtur me ekipin dhe mbi të gjitha vdekjeprurës në metrat e fundit. Kane shënon shumë. Dhe duke qenë 26 vjeç, ai ende ka hapësirë për rritje”.

Po lojtari i përsosur për të vepruar përkrah Cristiano Ronaldos, cili do të ishte? “Gabriel Jesus. Ai është i shpejtë, teknik, ka nevojë për asiste. Nga këta sulmues, braziliani i Manchester City është sulmuesi më i vogël, megjithatë… do të ishte më i përshtatshmi për të luajtur me Cristiano Ronaldo. Kjo, sepse CR7 nuk është një qendërsulmues i pastër. Një bomber i padiskutueshëm si Kane, i cili mendoj se është më i miri i të 30-ve, nuk është domosdoshmërisht një partner i mrekullueshëm për Cristiano Ronaldo. Unë e shoh shumë më mirë Gabriel Jesus, sesa te Manchester City, sepse shënon shumë, hap hapësira për shokët e tij të skuadrës, bën presion dhe është vetëm 22 vjeç”, – përgjigjet Toni.

Sarri po e menaxhon Ronaldon në përsosmëri, gjithmonë në rrugën e duhur, pavarësisht 35 viteve që ka mbi supe portugezi, që mund të bëjnë të mendosh për diçka tjetër: “Ajo që më mahnit është numri i lojërave, që ai luan. Mosha në vetvete nuk është problem. Kam luajtur në Serie A deri 39 vjeç. Megjithatë, është një gjë të luash një ndeshje në javë si unë dhe gjithçka tjetër të jesh në fushë çdo tri ditë si ai. Kur sezoni të rifillojë, kalendari do të jetë aq i ngjeshur, sa CR7 duhet të vendosë me trajnerin sa ndeshje në total do të luajë.

Sarri deri më tani ka arritur ta mbajë Cristiano mirë. Kur Ronaldo nuk ishte aq mirë nëntorin e kaluar, Sarri veproi drejt duke e zëvendësuar, madje e preku pak edhe në krenari. Në fakt, më pas CR7 e gjeti veten dhe ka një mesatare monstruoze shënimi, duke dëshmuar se është edhe një djalë inteligjent”.

Related posts

“SPECIAL ONE” KAPET ME GAZETARËT/ Mourinho: Më lodhët, pse s’pyesni Guardiolan, Klopp apo Lampard?

Delo.autor

EUROPA LEAGUE”/ Zielinski marshon 50 METRA me top në këmbë dhe zhbllokon sfidën ndaj Granadës me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

MERR FORMË TIRANA NË SEZONIN E RI/ Shehi mendon për skemën, ja si pritet të rreshtohen “bardheblutë”…

Delo.autor

Leave a Comment