Futboll Kategoria Superiore Sport

PLASI TEK LUFTËTARI/ Pezullim pa afat mes futbollistëve, ja çfarë ka ndodhur në kampin gjirokastrit

Donald Açka nuk ka dashur ta dramatizojë përplasjen me shokun e tij, Çelën pas ndeshjes me Skënderbeun. “Nuk ka ndodhur asgjë. Të gjitha gjëra janë në rregull. Tashmë të fokusohemi te ndeshja e radhës dhe të punojmë fort këto ditë për të marrë rezultat pozitiv.

Luftetari ndaj SkenderbeutAsgjë më shumë s’kam për të thënë rreth kësaj çështjeje”, u shpreh 22- vjeçari Açka. Kujtojmë se Açka është z/kapiteni i bluzinjëve këtë sezon, pa dyshim një nga pikat më të forta të Luftëtarit në murin para mbrojtjes.

donald acka ÇELA

Sulmuesi i Luftëtarit Joan Çela ka folur për “incidentin” pas ndeshjes me Skënderbeun për “Panorama Sport”. “Ishte thjesht një debat i nervave të lojës. S’ka lidhje me asgjë tjetër dhe për më shumë nuk është e shoh të udhës për ta dramatizuar këtë ngjarje pas ndeshjes.

jOAN cELA

Sot nuk u stërvita me grupin. Mora masë disiplinore nga trajneri, pa afat”, tha numri 9 i bluzinjëve. Edhe pse ka marrë pak minuta në këmbë në 25 javët e luajtura, Çela mban firmën e 2 golave me fanellën bluzi. Kukësi dhe Tirana janë 2 ekipet që Çela ka ndëshkuar. Pas Gresild Likës, autorit të 3 golave, Çela renditet i dyti në listën e golashënuesve bluzinj.

PËRGATITJET 

Për trajnerin Neritan Novi dhe të tijtë nuk ka kohë për të humbur. Java e 26-të për Luftëtarin rezervon një tjetër ndeshje të vështirë. Bylisi, që javët e fundit ka humbur terren në klasifikim, është kundërshtari i Luftëtarit.

Për të synuar rezultatin pozitiv, nisur nga faktori fushë, dyshja Novi-Bistri në seancën e djeshme të zhvilluar në orën 15:30 në terrenin sportiv “Fusha e Vjetër”, pasi organizuan me grupin një minianalizë të shkurtër, nuk humbën kohë për të vijuar me programin në detaje. Trajneri Novi mësohet se u ka kërkuar lojtarëve të sulmit të mos nxitohen para portës kundërshtare.

“Ne dalim në sulm, por nuk shënojmë. Bëni më të thjeshtën kur u krijohet mundësia, pasi rasti për gol një herë del”, u ka thënë ai. Ndërkohë, në seancën e sotme është bashkuar me grupin kapiteni Aurel Demo dhe qendërmbrojtësi Armenis Kukaj, të cilët u lanë jashtë ndeshjes me Skënderbeun për thyerje disiplinore dhe tashmë pritet të jenë gati për ndeshjen e së dielës ndaj Bylisit.

Related posts

PASI REALIZOI ËNDRRËN/ Uzuni: Ju tregoj bisedën me CRISTIANO RONALDON

Delo.autor

PAS SUKSESIT NË KUPËN E SHQIPËRISË/ Ja premio e majme që Gjici vendos t’i japë lojtarëve

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Nuabueze e nis me gol, Laçi merr 1 pikë të vyer në Ballsh

Delo.autor

Leave a Comment