Futboll Ligue 1 Sport

TIFOZËT “PUSHTOJNË” FUSHËN/ Festa e “çmendur” e finales së klubit francez pas 38 vitesh (FOTO+VIDEO)

Saint-Etienne mposhti Rennes (2-1) dhe u kualifikua në finalen e Kupës Franceze, 38 vite më vonë. Ia vlen ta shijoni mënyrën e festës unike të triumfuesve, teksa tifozët pushtuan fushën e blertë, ndërsa koret buçusnin për t’u dëgjuar në krejt qytetin. Një sukses i tillë i Saint-Etienne nuk ndodhte që prej vitit 1982. Ekipi vendas siguroi finalen falë golave të Kolodziejczak dhe Boudebouz.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, tifozët mësynë tapetin e blertë. Kujtojmë se Saint-Etienne është vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga Ligue 1. Në vitin 1982, ekipi francez në fjalë e humbi finale ndaj PSG. Të dyja palët skuadrat do të takohen përsëri në finalen e këtij viti të Kupës Franceze, pasi PSG mposhti Olympique Lyonn 5-1, të mërkurën, në gjysmëfinalen tjetër.

Related posts

PRAPASKENAT E DHUNËS/ Delegati Millan Baçi: Na prenë në besë! Mjaftonte një fishkëllimë e Qarrit, por ai…

Delo.autor

E TRISHTË/ Bota e futbollit në zi, koronavirusi i merr jetën trajnerit 45-vjeçar

Delo.autor

“EURO 2020″/ Anglia sfidon Ukrainën në çerekfinale, ndeshje “pa histori”

Delo.autor

Leave a Comment