Futboll La Liga Sport

ZIDANE DREJT LARGIMIT NË FUND TË SEZONIT/ Real Madrid nis kontaktet me trajnerin e njohur…

Real Madrid duket se mund të ndryshojë trajner në fund të sezonit dhe alarmi vjen nga mediat angleze. “The Independent” shkruan se drejtues të madrilenëve kanë kontaktuar së fundmi me Mauricio Pochettinon.

Arsyeja e kontaktit mes “Los Blancos” dhe ish-trajnerit të Tottenham është se Real ka kërkuar nga argjentinasi që ta informojë nëse do të bëjë lëvizje me ndonjë klub tjetër. Duket se Zinedine Zidane mund të ndahet me Realin në fund të sezonit dhe në vend të francezit, në stol mund të vijë Pochettino.

Emri i trajnerit argjentinas ishte përmendur edhe te Bayern Munchen kohë më parë, apo edhe te Barcelona, megjithëse në lidhje me këta të fundit, Pochettino ka thënë se nuk do të pranonte kurrë, pasi ai u bë si trajner nga Espanyol, rivali i urryer i Barcelonës.

Related posts

I PAZËVËNDËSUESHËM/ Juventus mendon për rinovimin e lojtarit

F.autor

ÇUDIRA NGA BOTA/ Futbollisti kroat vret pulën me shkelm gjatë ndeshjes, ndëshkohet me karton të kuq (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Norwich. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment