Futboll Sport

SULMON ASHPËR MBROJTËSIN DE LIGT/ Legjenda Van Basten: Nuk është lider, tek Juventus s’ka mësuar asgjë

Europiani nga e enjtja pati një tjetër të kualifikuar për në 1/8-at e finaleve të turneut. Pas Italisë, në fakt, edhe Holanda është regjistruar në fazën finale të “Euro 2020” pasi mposhti me rezultatin 2-0 përfaqësuesen e Austrisë. Megjithatë, dy fitoret dhe gjashtë pikët në klasifikim deri tani nuk u kanë mjaftuar holandezëve dhe Matajs de Ligtit për të shmangur kritikat e Marko van Bastenit, i cili është prononcuar për mikrofonat e televizionit “NOS”.

Sipas ish-sulmuesit dhe legjendës portokalli, skuadra e drejtuar nga trajneri Frank de Bur luan shumë pak nga prapavija dhe shumë shpesh u besohet harkimeve të gjata të portierit Marten Stekelenburg, sesa prekjeve të topit nga reparti defensiv: “Nëse shikojmë se sa herë Stekelenburg duhet të godasë topin dhe të provojë që ta pasojë atë pa siguri drejt sulmit, nuk është një aspekt pozitiv. Në këtë mënyrë situata shndërrohet në një lloj luftimi të kotë. Nga prapa duhet pasur më shumë vizion dhe kontroll për të avancuar duke luajtur futboll, kështu mund të dominohet ndeshja. Por, nuk e kam parë deri tani”.

Fjalë të rënda, të cilave u shtohen kritikat për Matajs de Ligtin, mbrojtësin e Juventusit, i rikthyer në fushë nga dëmtimi pasi mungoi në ndeshjen e parë: “Është një qendërmbrojtës dhe duhet të përcjellë më shumë aspekt prej lideri. Prezenca e tij duhet të ndihet, sepse i duhet të drejtojë mbrojtjen, por e shikoj gjithmonë të vrapojë pas atij që markon, duke lënë një hapësirë të madhe. De Ligt shkoi në Itali për të mësuar të mbrojë, por tani kuptoj se nuk ka mësuar asgjë nga dy profesorët që ka te Juventusi, Kielini e Bonuçi, që marrin përsipër të luajnë topin”. Van Basten në krahasimet e tij ka përmendur fraza shumë të ngjashme me ato të Xhorxh Bestit ndaj Dejvid Bekhamit: “Nuk di të godasë me këmbën e majtë, nuk di të godasë me kokë, nuk di të dyluftojë dhe shënon pak. Përtej këtyre, De Ligt është një lojtar i mirë”.

Related posts

TAULANT XHAKA 1 VIT PA LUAJTUR/ Nga Kasami tek Zhegrova, 4 shqiptarët që do të sfidojnë Partizanin

Delo.autor

NJË MUAJ AGJERIM, ZHBLLOKOHET PIATEK! “Pistoleta” polake gjen golin e parë në Bundesliga (VIDEO)

Delo.autor

SOT MBUSHI 58 VJEÇ/ Ja 58 frazat më të famshme të Diego Maradonës

Isa.Autor

Leave a Comment