Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Kryhen 2.847 teste, një pozitiv me koronavirus

“FIA dhe Formula 1 konfirmojnë se nga data 14 deri më 20 gusht janë kryer 2.847 teste për Covid-19, te pilotët, skuadrat dhe personeli. Nga këto teste, vetëm një person ka rezultuar pozitiv”, thuhet në komunikatën e FIA-s.

Ky është numri më i vogël i testeve të kryer nga FIA gjatë këtyre ditëve krahasuar me javët e mëparshme, për shkak se nuk ka patur garë fundjavën e shkuar. FIA dhe Formula 1 nuk kanë bërë me dije emrin e personit që ka dalë pozitiv dhe kanë deklaruar se këtë gjë do ta bëjnë edhe javët në vijim.

“Nuk do të japim asnjë detaj specifik në lidhje me skuadrat apo individët që do të rezultojnë pozitivë me koronavirus gjatë testeve që kryejmë. Rezultatet do të bëhen publike çdo 7 ditë”, thuhet në komunikatë.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Reginaldo, buzëqeshja nga Mozambiku që po udhëheq “vallen” e Kukësit

Isa.Autor

Mandzukic tregon lëndimin ‘horror’ që pësoi nga lojtari i Interit

Sadik.Autor

TRONDITET FUTBOLLI/ “PËRGJAKET” dueli Napoli-Liverpool, një TIFOZ GJENDET i….

Isa.Autor

Leave a Comment