Futboll La Liga Sport

“BIR KU*VE, NUK E KAM VËNË RE FARE”/ Ish-futbollisti i Valencias tregon si i vodhi këpucët Benzemasë

Ish-futbollisti argjentinas Tino Kosta, ka rrëfyer një histori tepër interesante, gjatë kohës që ishte në provë te Lioni në Francë. 35-vjeçari tregon se ndau dhomën me Karim Benzemanë, kur ky i fundit ishte pjesë e klubit francez, teksa i vodhi një palë këpucë sporti në dollap.

“Bëra shumë prova në Francë dhe tek Lioni ndava dhomën me Benzema. Një ditë ai nuk ishte aty, hapa dollapin dhe ishte plot me këpucë. Unë ia “vodha”, i lava dhe i përdora. I mbajta për vete ato këpucë.

Më pas kur luajta për Valencian, në një ndeshje ndaj Real Madrid ia tregova. Ai asnjëherë nuk kishte kuptuar asgjë, më tha duke qeshur: “Bir k…., nuk e kam vënë re fare”, tregoi Kosta.

Related posts

Euroleague, sot luhen në Beograd ndeshjet gjysmëfinale të “final four”

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester United ofron 15 milionë euro për talentin shqiptar…

Delo.autor

REAL MADRID NË KRIZË/ Zidane: Ekipi duhet të ndryshojë dinamikën dhe të fitojë, në të kundërt…

Delo.autor

Leave a Comment