Futboll La Liga Sport

ZIDANE JEP DRITËN JESHILE/ Talenti francez drejt Real Madridit për 50 milionë euro (EMRI)

Është 17 vjeç dhe sezonin e kaluar u bë lojtari i parë që ka lindur në vitin 2002 dhe debutoi në një nga 5 kampionatet kryesorë në Europë. Ishte kundër Monakos në muajin maj. Pas këtij momenti, Kamavinga, me origjinë nga Angola u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm te skuadra e Renës.1574597130_841970_1574597390_noticia_normal

Pas Mbapesë, e gjithë vëmendja e futbollit francez është te djaloshi. Zinedin Zidan dëshiron që ta transferojë te Reali i Madridit, në rast se nuk do të transferojë Pogbanë. Është “basti” i së ardhmes, ashtu siç ishte edhe Rafael Varan, i cili kaloi nga Lensi te Madridi.

Nga informacionet që ka gazeta “AS”, zëra pranë Kamavingës bëjnë me dije se ekipi i Renës ka vendosur shifrën 50 milionë euro për transferimin e tij. Ai nuk ka klauzolë dhe kjo do të thotë se klubi francez ka gjithçka në dorë për të diskutuar, për të ulur apo ngritur çmimin e tij. Kamavinga është lojtari me vlerën më të lartë në treg për sa u përket futbollistëve të lindur në vitin 2002. Futbollisti i dëshiruar nga Reali i Madridit vlerësohet me 37.5 milionë euro, Ansu Fati me 36 dhe Reinier me 22.5 milionë.

Reali i Madridit duket se ka lëvizur më shpejt sesa skuadrat e tjera dhe ka bisedime të shumta me ekipin francez dhe paraprakisht duket se ka arritur të fitojë rivalitetin me ekipet si PSG-ja apo Juventusi. Thuhet gjithashtu se një tjetër skuadër spanjolle ka shfaqur interes për lojtarin, por emri nuk bëhet i ditur. Borusia e Dortmundit është tërhequr nga gara për 17-vjeçarin duke parë çmimin e lartë që ka kartoni i tij.0_GettyImages-1204150701

Menaxheri i Kamavingës është Musa Sisoko, një nga agjentët me më shumë influencë në Francë, i njëjti që ka në menaxhim Dembelenë apo Kantenë. Reali i Madridit është duke ndjekur me vëmendje evolucionin e lojtarit dhe ka bindjen se vetëm një bisedë mes Zidanit dhe menaxherit të Kamavingës do të shërbente që ai t’i jepte prioritet në zgjedhjen që do të bënte.

Por për momentin nuk ka pasur kontakte zyrtare mes dy klubeve. Gjithçka varet nga mënyra se si do të zhvillohet merkatoja, por edhe nga e ardhmja e Pol Pogbasë. Nëse ky i fundit nuk do të rinovojë me Mançester Junajtidin, atëherë Zidani sigurisht që do të zgjedhë kampionin e botës dhe jo talentin francez.

Related posts

SUPER KUPA E SHQIPËRISË/ Esat Mala zhbllokon sfidën, Kukësi ndëshkohet që në minutat e para (GOLI)

F.autor

Valverde: Neymar në Madrid? Bota e futbollit është e çuditshme

Q.Autor

FITORE KAMPIONËSH/ Interi nuk e fal Romën në “Giuseppe Meazza”

Delo.autor

Leave a Comment