Formula 1 Sport

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Formula 1 gati të ndezë motorët, ja kur pritet të nisë Botërori 2020

Pandemia e Covid-19 solli pezullimin e kampionateve në të gjithë sportet, përfshirë edhe Formula 1. Nisja e Botërorit 2020 është shtyrë shumë herë, por gjithsesi organizatorët mbeten optimistë se sezoni do të mbyllet sipas afateve, megjithëse numri i garave do të jetë më i ulët. Në ditën kur Çmimi i Madh I Francës, në program në fund të qershorit u anulua, organizatorët kanë dhënë një lajm të mirë për të gjithë tifozët.

5dcde252d2b1d1a236dbf10d12cbaec2

“Jemi oprimistë se do të nisemi gjatë verës me garat e Europës. Në planin tonë, gara e parë do të jetë ajo e 5 korrikut në Austri. Më pas, në Europë do të garohet deri në muajin shtator dhe më pas në kontinentet e tjerë”, thuhet në njoftimin e “Liberty Media”, kompania që organizon Formula 1.

Related posts

TRAJNERI ENRIQUE PRISTE PËRGJIGJE POZITIVE/ Stoli nuk po bind, Spanja në telashe të mëdha

Delo.autor

Stadium ku do luhet sfida është modest, dalin në shitje 2500 bileta për Shqipëri-Ukrainë

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid mposht Atalanta-n në frymën e fundit falë Mendy

Delo.autor

Leave a Comment