Futboll Kategoria Superiore Sport

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mesfushori Hyseni: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më shumë.

“Kampionati do të fillojë në 9 maj dhe mund të them se jam me fat që luaj në këtë vend, pas gjithë kësaj periudhe të vështirë. Jam shqiptari i vetëm këtu, por mund të them se është një kampionat shumë i mirë. Kam miq në Peruxhia, por për fat të mirë nuk ka shumë të prekur aty. Këtu çdo gjë është shumë mirë dhe prej 1 jave nuk ka asnjë të prekur me Koronavirus.

Rikthim në Superiore? Unë jam këtu sepse është një kampionat i mirë. Për të ardhmen nuk e di akoma, pasi do flasim me Partizanin. Te Partizani kam pasur më shumë vështirësi dhe i kam kërkuar klubit të largohem për më shumë minuta. Këtu jam i bindur që do luaj më shumë. Është e vërtetë që këtu ka më shumë dele, se njerëz. Deri tani nuk kam dëgjuar asnjë udhëzim për rifillimin e kampionatit, pasi situata këtu është shumë e mirë. Mund të them se si Vlora nuk ka.hYSENI pARTIZANI

Për momentin jam i fokusuar këtu dhe për të ardhmen nuk e di, por me shumë mundësi do kthehem në Shqipëri. Kam qenë shumë kohë jashtë fushave dhe më duhet të rimarrë formën. Më mirë te Flamurtari apo Partizani? Te Flamurtari kam luajtur më shumë minuta dhe kam qenë më i lumtur.”, u shpreh Hyseni për “Supersport”.

Related posts

INTER FLUTURON ME SANCHEZ/ Plus gjashtë nga Milan, kiliani mesazh Conte: Jam si një luan në kafaz

Delo.autor

E PAZAKONTË PAS BARAZIMIT ME CHELSEAN/ Tifozët e Frankfurtit heqin stolat: Kemi ardhur këtu për… (FOTO)

Delo.autor

PLAS TEK SPANJA/ “Rivaliteti” REAL-BARÇA: Shikoni si ENRIQUE pret RAMOS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment