Futboll La Liga Sport

JEP LAJMIN E MIRË PËR REAL MADRID/ Zidane: Jam i lumtur që është me ne, është gati të luajë

Eden Hazard mund të luajë nesër pas 80 ditësh mungesë me Realin. Futbollisti belg është konfirmuar nga trajneri Zidan si pjesë e grupit të lojtarëve të thirrur për takimin kundër Borusia Mynshenglabahut në Ligën e Kampioneve. Kapiteni i Belgjikës ka vuajtur një seri dëmtimesh që prej momentit që ka zbarkuar në Madrid dhe tani të gjithë luten që ai të shkëlqejë në fushë.

“Nëse është në grup, do të thotë që është në formë të mirë dhe është gati të luajë. Jemi shumë të gëzuar që Edeni është me ne. Ky është një lajm i madh për Real Madridin”, u shpreh Zidan në konferencën për shtyp.

Pritet të mësohet nëse do të aktivizohet apo jo nesër Hazard. Ai është aktivizuar për herën e fundit ndaj Mançester Sitit në 7 gusht në Angli, ku Reali u eliminua nga Liga e Kampioneve në sezonin e kaluar.

Në Madrid presin që ish-futbollisti i Çelsit të marrë “frenat” e skuadrës.

Related posts

Thierry Henry: Ja futbollisti që do doja të kisha luajtur

Q.Autor

“NË KRAHASIM ME…”/ Higuain thur elozhe: Ai nxjerr në pah anën më të mirë timen

Delo.autor

E PRANON/ Cristiano Ronaldo: Jam një lojtar më i mirë falë Leo Mesit!

F.autor

Leave a Comment