Futboll Sport

LUAJTI 248 NDESHJE ME BAYERNIN/ Ish-mbrojtësi brazilian vijon të mahnisë me fizikun edhe 45 vjeç (FOTO+VIDEO)

Një karrierë e kaluar kryesisht në Gjermani, me 248 ndeshje për Bayern Munich dhe 150 ndeshje për Bayer Leverkusen, por edhe 23 paraqitje me fanellën e Real Madridit. Sot, Zé Roberto konfirmon kampionin e jetëgjatësisë nga një këndvështrim atletik, duke pasur një fizik të lakmueshëm në moshën 45-vjeçare.

Në profilin e tij në Instagram, ish-mesfushori brazilian ka publikuar një fotografi të vetes, ndërsa bënte aktivitet fizik. Një fizik i skalitur përmes muskulaturës mbresëlënëse. Një foto, e shoqëruar me një frazë motivuese: “Ditën kur mendoni se keni arritur potencialin tuaj të plotë, mos besoni, sepse mund të shkoni më tej! Përpara!”

Në fund të fundit, Zé Roberto luajti në nivele të larta deri në 43 vjeç, kur vendosi të “varë këpucët në gozhdë”, duke i thënë lamtumirë Palmeiras-it të tij. Pak para se të tërhiqej nga futbolli, ai iu përgjigj pyetjeve mbi sekretin e një fiziku të admirueshëm edhe në “pleqëri”:

“Nuk kam vese, unë nuk pi alkool. Nuk pi duhan, ha shumë mirë. Fle mirë dhe kam familjen time, që është besimi më i madh. Unë mendoj se këta janë faktorë të rëndësishëm, që më lejojnë të luaj në nivele të larta për moshën time”.

Dhe pothuajse katër vjet pas lamtumirës së tij nga futbolli, Zé Roberto me siguri nuk e ka braktisur stërvitjen. Tani ia kushton shumicën e kohës së tij “Bodybuilding”, pasi i gjithë trupi i tij duket si prej “graniti”. Kampioni europian me Real Madridin në vitin 1998, krenohet me një palmares të respektueshëm: një La Liga në ’97, një Superkupë Spanjolle, katër tituj Bundesligës, katër Kupa të Gjermanisë dhe katër Kupa të Ligës, të cilave iu shtohen edhe sukseset në shtëpi me Palmeiras (një kampionat dhe një kupë braziliane).

Related posts

CRYSTAL PALACE-CHELSEA/ Zaha mposht portierin kundërshtar nga distanca dhe rihap ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

LUFTËTARË TË FUQISHËM NË KAFAZ/ Këta “trima” i tremb një “vajzë” për Halloween (VIDEO)

Isa.Autor

Sadiku debuton me humbje në La Liga

Q.Autor

Leave a Comment