Futboll Kategoria Superiore Sport

KORONAVIRUSI/ Starova: Të hapet futbollit, pasi shpëtojmë nga aksidenti pyesim si është makina

Sulejman Starova ka bërë një analizë të fundit sa i përket situatës në Shqipëri dhe prekjes nga Koronavirusi, me ndikimin që do të ketë kjo pandemi në futboll.

Kështu trajneri i njohur ka kërkuar rinisjen e kampionateve, pasi do të ndikojnë direkt në financat e klubeve dhe kjo është padyshim një gjendje kritike.

Njëkohësisht është bërë edhe një krahasim në intervistën për “Fax News” sa i përket trajnerëve shqiptarë dhe atyre të huaj që drejtojnë në Superiore.

“Kampionati këtë vit ka pasur shumë konkurrencë dhe duke hequr dy vëndet e fundit, vetëm 8 pikë diferencë kishin skuadrat. Largimi nga Laçi? Nuk është se nuk shkoi diçka, pasi rezultatet tona ishin normale në këtë konkurrencë të madhe.

Nëse i referohemi fakteve, trajnerët shqiptarë janë ata që kanë dhënë më shumë rezultat në historinë e kampionateve shqiptare, në krahasim me trajnerët e shumtë që na kanë ardhur nga jashtë.

Përshembull, ka ardhur edhe trajneri Daliç që e dërgoi në finale Kroacinë në një kompeticion europian, por që nuk i eci me Dinamon. Dhe po të shihni trofetë e fituar, rezultatet i shihni te trajnerët shqiptarë.

Tani është ideja që të vazhdojë kampionati ynë se lidhet direkt me financat e klubeve pasi jemi prekur nga Koronavirusi. Pikësëpari është shëndeti, por pasi e kemi vendosur për mbarë më kujton një shembull me një aksident.

Kur një mik apo dikush bën aksident, pasi marrim vesh se ka shpëtuar, pyesim: “Po makina në çfarë gjendje është?”. Pra duhet të shohim për shpëtimin nga kjo gjendje pasi është shumë e vështirë”, ka thënë Starova

Related posts

JUVENTUS-ATALANTA/ Ronaldo kërkon “Këpucën e Artë” të Serie A (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Kupa e Italisë/ Milan-Verona, ja formacionet e mundshme

Q.Autor

BARCELONA-FERENCVAROS/ Koeman i beson treshes Messi, Ansu Fati dhe Coutinho (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment