Champions League Futboll Sport

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ PSG-SË/ Sulmuesi Mahrez tregohet i sinqertë: Fati vendosi për fitoren tonë

Pep Guardiola ndoshta nuk e quan fat, ndonëse duke parë edhe reagimet e shumta që lëshuan tifozët e të dyja skuadrave në rrjetet sociale, shumica e tyre mendon se ai krosim “anonim” i Kevin de Bryjnes nuk do të kishte përfunduar kurrë në rrjetë, nëse ndoshta Kejlor Navas nuk do ta kishte pasur ende mendjen e turbullt, duke numëruar në kokën e tij milionat e radhës që i garanton kontrata e re me PSG-në. Dhe, shumë i sinqertë për dy episodet e golave të Sitit tregohet heroi i ndeshjes së djeshme, Riyad Mahrez.

“Në momentin e goditjes së dënimit i kërkova De Bryjnes që të gjuaja unë dhe ai e miratoi pa problem. Doja ta kapja në befasi barrierën, pasi të gjithë prisnin që të godiste Kevin, por pikërisht në një moment pashë një hapësirë dhe provova që ta çoja topin aty ku unë doja. Isha me fat, sepse jo gjithmonë topi shkon në çarjen e barrierës, por pastaj është edhe portieri që reagon. Por, kjo kapje në befasi ishte ajo që bëri diferencën, ndonëse mendoj se ndeshjen tonë e zgjidhi edhe pak fati.

Nëse shohim golin e parë, është e vështirë që të mund të pësohet, ndaj duhet thjesht të falënderojmë Zotin që ia dolëm të përmbysnim një ndeshje shumë të vështirë.

Më pranë finales? Jo, pasi në këtë takim e pamë se çfarë është në gjendje të bëjë PSG-ja në pjesën e parë. Ata kanë shumë cilësi, eliminuan Bajernin, janë finalistët e sezonit të kaluar. Prandaj, nëse duam të kapim finalen e Champions-it, duhet të bëjmë shumë më shumë sesa treguam në Paris”, u shpreh sulmuesi algjerian.

Related posts

PAS OFERTËS PËR KUMBULLËN/ Igli Tare përgatit operacionin për të marr dy lojtarët…

Delo.autor

Tifozët komente negative për kombëtaren: Më mirë mbështesni Kosovën

Isa.Autor

PRAPASKENAT/ Martino i thoshte Messit “Mos i telefono presidentit se më shkarkon, s’ke nevojë”

Delo.autor

Leave a Comment