Futboll Seria A Sport

“NORMALITETI ËSHTË ZHDUKUR NË FUTBOLL”/ Moratti shkakton “tërmet”: Interi po mundohet të marrë “Pleshti”

“Interi po ndjek Lionel Messi”. Kjo u zbulua nga Massimo Moratti, ai që shkroi historinë e klubit zikaltër, në një intervistë për “Radio Anch’io lo Sport”. Ish-presidenti, duke folur për kampionin argjentinas, i bën tifozët e Interit të ëndërrojnë:

Unë mendoj se Messi është një ëndërr aspak e ndaluar për Interin tani. Ndoshta nuk ishte një ëndërr e ndaluar edhe para fatkeqësisë së “Coronavirus”. Ai është në fund të kontratës dhe mendoj se ka, sigurisht, një përpjekje nga klubi për ta sjellë atë në Milano.

Në këtë situatë kartat janë në tryezë, nuk e di nëse janë pozitive apo negative. Sigurisht që nuk duhet të jesh tepër oportunist, për të kupuar se kushdo mund të përfitojë nga situata, edhe në futboll. Unë mendoj se ekziston mundësia për të parë gjëra të çuditshme.

Nuk e di nëse situata e tanishme mund ta ndryshojë këtë objektiv për mirë apo për keq. Le të themi se gjithçka është vënë në dyshim. Unë mendoj se ka një shans për të parë gjëra mjaft të çuditshme në fund të sezonit. Sa i përket Lautaro Martinez, është e nevojshme të shihet nëse nuk implikohet nga situata të tjera më të rëndësishme, siç është ajo e Messit.

Nga ëndrrat e merkatos deri në aktualitetin e një kampionati, që nuk dihet se kur dhe nëse do të jetë në gjendje të fillojë përsëri, ka shumëçka për t’u konfirmuar. Normaliteti është zhdukur në futboll, ndoshta gjithçka ka ndryshuar”.

Related posts

LOJTARI MË I RI NË HISTORI QË KA SHËNUAR 25-GOLA NË CHAMPIOS/ Shikoni me cilin e ndërron fanellën Mbape (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Përfundon pjesa e parë. Flamurtarit i mohohet një penalli, Shkurtaj flirton 2 herë me golin (VIDEO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Ankesa tronditëse e tifozëve danezëve: Ja si na dhunuan britanikët

Delo.autor

Leave a Comment