Futboll Premier League Sport

“PEDERAST, TË Q**SHA NËNËN”/ Ja prapaskenat e sherrit të legjendës Gerard me ish-sulmuesin

Floro Sinama-Pongol, ish-sulmuesi i Liverpulit, ka hedhur dritë mbi një sherr të jashtëzakonshëm në dhomën e zhveshjes mes kapitenit Stiven Xherrard dhe sulmuesit ElHaxhi Diuf.

Nuk është një sekret që mes ish-dyshes së “Reds”-ave nuk kishte një raport të mirë, me sulmuesin senegalez që bëri disa sulme verbale ndaj Xherrardit pasi u largua nga “Anfield” në 2005-ën. Diuf e akuzoi ishkapitenin e tij se ai e kishte vrarë klubin dhe se ishte xheloz për talentin e tij. Pongol tregon se deri ku arrinin problemet mes tyre me një sherr në pushimin e një ndeshjeje miqësore gjatë fazës përgatitore.

Diouf-Gerrard-fightxcf

“Ishte pushimi i një miqësoreje dhe nga ai sherr mes Diufit dhe Xherrardit unë u traumatizova. A e imagjinoni që lojtarët e rinj shikonin një skenë të tillë dhe të mendonin se si profesionistët janë në këtë nivel. Stivi po i thoshte Diufit: ‘Duhet të pasosh, duhet të pasosh…’ dhe ai e humbi qetësinë.

GettyImages-97171704

Ai nuk fliste anglisht. Dhe e dini se çfarë bëri? Ata e urrenin shumë njëri-tjetrin. Xherrard hyri në dhomën e zhveshjes dhe e fyeu: ‘Hej ti, pederast’. Dhe Diuf nuk mund t’i përgjigjej dhe shkon kap trajnerin Hulie dhe i thotë: ‘Thuaj atij se do t’i … nënën’”.

Related posts

ARRITI TË FITOJË CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp: Ja çfarë duhet për të qëndruar konkurrues në futboll

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Harry Kane kërkon largimin, Tottenham i vendos çmimin

Delo.autor

MERR FUND PRITJA PËR YLLIN PORTUGEZ/ Ronaldo shpallet kampion i Arabisë Saudite me Al Nassr

F.autor

Leave a Comment