Futboll Seria A Sport

PIKETON OBJEKTIVIN MERKATOS SË VERËS/ Milan tenton transferimin e yllit argjentinas…

Lukas Martinez Kuarta i River Plejtit është ndër mbrojtësit më të spikatur të kampionatit argjentinas e jo më kot Milani e ndoqi çështjen e tij për disa javë gjatë merkatos dimërore. Në fakt, për 23 vjeçarin kjo verë mund të jetë vendimtare për sa i përket transferimit në një ekip europian.martinez-quarta-river-plate-alianza-lima-copa-libertadores-11042019_1ojcgdsca7hcg1hu62uvtlpcd4

Lidhur më këtë mundësi ka folur menaxheri i qendërmbrojtësit që është pjesë edhe e kombëtares së Argjentinës. Duke folur për “calciomercato” Gustavo Goni tha: “Kam informacione se Milani ka dërguar disa vëzhgues në Argjentinë për të ndjekur ndeshje e Riverit.

Nuk e di nëse klubi italian interesohet për Martinez Kuartën, por nuk do të habitesha sidoqoftë sepse bëhet fjalë për një mbrojtës shumë të shpejtë e me teknikë të lartë.

Forca e tij e madhe është ideale për futbollin modern. Deri më sot nuk kam pasur asnjë kontakt me përfaqësues të Milani, por jam i bindur se e ardhmja e Kuartës do të jetë në një klub të madh.”

Related posts

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Portierët që kanë pritur më shumë penallti, ja në çfarë vendi renditet Etrit Berisha…

Delo.autor

XAVI NUK FSHIHET/ Flet për rinovimin e kontratës, por prioritet është titulli

F.autor

AXHENDA E SUPERIORES/ Java e 18 luhet në 2 ditë, ja oraret e të gjitha sfidave

Delo.autor

Leave a Comment