Futboll Seria A Sport

MUNGON ENDE NJË DATË PËR RIFILLIMIN E SERIE A/ Kryeministri Conte: Nuk kemi siguri për të rikthyer sportin

Është ende e paqartë se kur do të rinisë Serie A, teksa nuk ka një datë përfundimtare, e cila të jetë miratuar edhe nga qeveria.

Stërvitjet në grup do të nisin nga dita e nesërme, teksa kryeministri i Italisë, Xhiuzepe Konte së fundmi është shprehur se qeveria po e ndjek me shumë interes sportin dhe ka thënë se për të pasur një datë për rikthimin duhet të ketë më shumë siguri.

“Ministri Spadafora po ndjek me shumë interes sportin, është shumë i përgjegjshëm ashtu siç është e gjithë qeveria. Duhen realizuar kushtet e duhura të sigurisë për të rifilluar kampionatet, jo vetëm futbolli. Për të pasur një datë duhet të kemi disa siguri më shumë, të cilët, duke folur me ministrin Spadafora nuk i kemi. Shpresoj që të rifillojmë sa më shpejt.”, u shpreh Konte.

Related posts

DORTMUNDI ZHGËNJEN SËRISH/ Java e dytë e Bundesligaës nis me një rezultat surprizë

Isa.Autor

TRAJNERI I BAYERN NËN PRESION/ Kovac: Unë jam një person që tentoj të…

Isa.Autor

NIS SERIA A/ Interi fantastik në debutim, MPOSHT me “poker” Genoa-n

F.autor

Leave a Comment