Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E RIBERY NË DILEMË/ Ja plani i Fiorentinës për Ibrahimovic

Mbi emrin e tij po spekulohet shumë në javët e fundit, por Zlatan Ibrahimoviç duket se nuk e ka vendosur ende destinacionin e radhës në karrierë. Zërave se do të mbetet kuqezi u kundërvihen ato që e transferojnë në skuadra të tjera. Hamarbi ku suedezi zotëron edhe 25 për qind të aksioneve është një nga hipotezat që ka ecur paralel me pistën Bolonja.

Dihet nga të gjithë raporti që Ibra ka me trajnerin e kuqebluve, Mihajloviç, e ky i fundit mund të ndikojë në zgjedhjen e 38-vjeçarit, gjithmonë nëse vendos të largohet nga Milani. Për shërbimet e Ibrahimoviçit në orët e fundit është futur në garë edhe Fiorentina. Presidenti Komiso ëndërron një dyshe ëndrrash me Riberinë, ndaj duket se do të tentojë të bëjë një ofertë që mund ta joshë Zlatanin, i cili do të kthehej kështu qendra e rëndesës për ambientin vjollcë që prej vitesh synon ringritjen në elitë.

Related posts

DO TË BËHEJ FUTBOLLISTI I DYTË MË I PAGUAR NË PREMIER/ Ja shifra që Rydiger i ka kërkuar Chelsea-t për rinovimin…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Revolucioni në Serinë A shtyhet me një javë, Liga pritej të vendoste që…

Delo.autor

Manchester City i ‘zhytur’ në luks, shpenzoi 313 milionë euro për merkato

Q.Autor

Leave a Comment