Gossip

RRËFEN PËR LIDHJEN ME ORIOLA MARASHIN/ Eros Grezda: Ja si ma ka “nxirë jetën” gjatë karantinës (FOTO)

Eros Grezda në një lidhje live për “Wake up”, ka pranuar publikisht lidhjen me Oriola Marashin. Çifti gjatë kësaj kohe kanë qëndruar bashkë në karantinë dhe nuk kanë munguar postimet ku shfaqeshin nga e njëjta shtëpi.

“Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?”, e pyeti Erosin moderatorja Ori Nebiaj.

“E thatë ju emrin e Oriolës por unë se them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Kemi kaluar shumë kohë të bukur”, iu përgjigj futbollisti.

“Kur gjithçka të kthehet në normalitet, do të përqëndrohemi secili në punën e vetë më së shumti. Për momentin akoma jemi bashkë, nuk të them të mbyllur sepse dalim”, tregoi Erosi.

Më pas futbollisti pranoi se karantina ka shërbyer si test për marrëdhënien e tyre: “Po normalisht, ishte një kohë e mirë që ta njohim partnerin. Ka qenë një test shumë i mirë”.

I pyetur nëse janë grindur me njëri-tjetrin dhe nëse Oriola ia ka nxirë jetën me foto gjatë karantinës, Erosi padashje përmendi emrin e modeles.

“E kam ditur këtë punë që gjithmonë që jam me të duhet t’i bëj foto. Normalisht ne çunat nuk e kemi shumë qejf që të bëjmë foto, por me Oriolën e kam pasur të lehtë me të sepse ajo del mirë në çdo kënd”, u shpreh Erosi.

Related posts

(FOTO) 20-vjeçari nga Nigeria, që nuk ka luajtur kurrë në Premier, blen shtëpinë me vlerë 2.5 mln euro

Q.Autor

ÇIFTI FANTASTIK/ SHAKIRA, i dërgon mesazh DASHURIE Pique, pas dorëheqjes nga…

Isa.Autor

JOSHË DHE BOMBASTIKE/ Federica, si ia del Alessandro Matri me ty…(FOTO) 

Isa.Autor

Leave a Comment