Futboll Premier League Sport

FUTBOLLI NË KRIZË PREJ COVID-19/ Klubet e Premier League shtyjnë rifillimin e stërvitjes, ja arsyeja

Klubet e Premier Ligës kanë vendosur të shtyjnë me një javë rikthimin në stërvitje të parashikuar me datë 11 maj, raporton “Daily Mail”, vetëm për faktin se janë të shqetësuar akoma në lidhje me shëndetin e futbollistëve të tyre.

Me lirimin e masave për izolim nga ana e qeverisë angleze të dielën që lamë pas, disa klube ishin bërë gati të riktheheshin në stërvitje të hënën e datës 11 maj.

premier lig

Gjithsesi planet kanë ndryshuar për shumicën e këtyre klubeve, teksa ata kanë vendosur të mos rikthehen deri datë 18 maj në stërvitjet e parashikuara në grupe të vogla, për faktin se janë të shqetësuar në lidhje me shëndetin e lojtarëve.

Planet e mëparshme përfshinin rifillimin e sezonit aktual në datë 12 qershor. Ka akoma shpresë që të kapet kjo datë, ama shtyrja e planit për rikthim në stërvitje mund të sjellë pasojat e saj.

Related posts

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Lajme të këqija për trajnerin Low, do të mungojë titullari i Gjermanisë…

Delo.autor

Barcelona përshpejton marrëveshjen për Coutinhon

Q.Autor

Po vjen FLAMURTARI i madh/ Fanela të reja “NIKE” dhe SPONSOR kompaninë e fuqishme

Isa.Autor

Leave a Comment