Futboll Sport

“JAM KONTAKTUAR VETËM NGA GAZETAT”/ De Biasi i dëshpëruar për ekip: Do të kafshoj kë më del para!

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, nuk ka patur sukses që pas largimit nga stoli i kombëtares sonë. Italiani dështoi te Depertivo Alaves dhe pas largimit nga Spanja nuk ka gjetur më ekip. Ai është pa skuadër që prej 27 nëntorit të 2017, një kohë shumë e gjatë që mbetet jashtë futbollit.

De Biasi e ka pranuar se po e vuan shumë këtë periudhë që nuk është aktiv në futboll. Ai dha një intervistë për TorinoGranata.it ku u pyet për një sërë çështjesh. Nuk mund të mungonte pyetja nëse kishte qenë afër Torinos në momentin që u largua Mazzarri. “Jam kontaktuar vetëm nga gazetat”, – tregon sinqerisht ish-trajneri i Shqipërisë.

I ngacmuar nga gazetari se kur do të rikthehej në fushë, De Biasi u përgjigj: “Shpresoj që të rikthehem sa më shpejt në futbollin aktiv, sepse do të kafshoj dikë shpejt ose vonë, kështu që më mirë dua të kafshoj metaforikisht kundërshtarin”, – tha ai.

Related posts

RRËFIMI TRONDITËS/ Portierit të Danimarkës: Gruaja e Eriksen mendoi se kishte vdekur

Delo.autor

KATAR 2022/ FIFA rrit organikat e Kombëtareve: Ja ndryshimet e tjera të miratuara

F.autor

PSG ‘pazar’ tek Chelsea, Kante objektivi i radhës për mesfushën

Q.Autor

Leave a Comment