Futboll Kategoria Superiore Sport

LUFTA/ Tifozët nxjerrin banderolën në derbin Tirana-Partizani: Jemi me Ukrainën (VIDEO)

Shumë vende janë solidarizuar me atë po ndodh në Ukrainë, teksa Perëndimi në bllok ka ndërmarrë sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe ka dhënë mbështetje ndaj ukrainasve, veçanërisht në dërgimin e armatimeve.

Solidariteti ka zbritur edhe në stadiumin ‘Air Albania’, ku tifozët e derbit Tirana-Partizani që po luhet në këto momente kanë shpalosur një banderolë ku shkruhet: Jemi me Ukrainën.

Ukraina gjendet prej dhjetë ditësh në një konflikt të përgjakshëm me Rusinë, duke prodhuar viktima të shumta dhe një krizë të jashtëzakonshme humanitare, ku një pjesë e mirë e ukrainasve janë larguar nga vendi i tyre, kryesisht drejt Polonisë dhe vendeve të tjera të Evropës.

VIDEO

Related posts

SHERR DHE GRUSHTA/ Policia Bashkiake nuk merr përsipër sigurinë, anulohet ndeshja

Isa.Autor

U ZYRTARIZUA TEK PARTIZANI/ Flet mesfushori Broja: Ja si më bindën të firmosja

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Gjuetia për fanellën me numër 30 tek dyqani i PSG, ky tifoz falënderon Zotin pasi e siguroi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment