Futboll Seria A Sport

NGA MERKATOJA TEK STADIUMI/ Tri vite për ringritjen, ja plani i Milanit

Pronarët amerikanë dhe administratori Gazidhis janë akuzuar gjithmonë për shpirtin e tyre tregtar që i bën të shohin më shumë fatet e financave sesa të skuadrës apo rezultateve sportive. Vërtët që stadiumi është një nga çështjet më të rëndësishme për Milanin, por jo e vetmja.

Gjithsesi, pronarët e klubit ndjekin strategji që janë të huaja për futbollin italian, por pajisja me një impiant personal nuk është ideja e vetme. “Elliott” kërkon të ringrejë Milanin përpara se ta shesë, por prej dy vitesh dështojnë në përpjekjet e tyre. Herë gabimet në sektorin teknik e herë ato të lojtarëve, i kanë kushtuar shumë klubit për të cilin lavdia e së shkuarës është veç një kujtim i largët.

REVOLUCIONI – Në oborret e “Djallit” ka një objektiv të ri ose, më saktë, një plan të ri. Bëhet fjalë për tri vite në të cilat do të synohet ringritja e Milanit në planin sportiv dhe ekonomik. Ralf Rangnik do të emërohet në krye të sektorit teknik e njëkohësisht do të jetë trajner i skuadrës së parë.

Vërtet deri më sot nuk ka asnjë dokument zyrtar, por të gjitha të dhënat e dala orientojnë drejt gjermanit i cili mbetet zgjedhja e parë e Gazidhisit. Prej kohësh, madje, edhe pse përgënjeshtrimet kanë qenë një konstante e muajve të parë të vitit. Përveç 61-vjeçarit, fokusi do të jetë edhe te merkatoja ku priten goditje me pamje nga e ardhmja ose, e thënë ndryshe, talente me moshë të re dhe sidomos kosto të ulët, karakteristika këto të gjetjeve të Rangnikut ndër vite.

gazidis-maldini

“SAN SIRO” DHE E ARDHMJA — Siç thamë, për mënyrën se si “Elliott” e koncepton sportin, stadiumi është një faktor vendimtar. Të ardhurat që do të garantonte një impiant personal do të ishin një ndihmë e madhe për ringritjen kuqezi. Gjithçka është në fazë planifikimi, por nëse Këshilli i Komunës së Milanos jep miratimin, Milani së bashku me Interin do të ndërmarrin një projekt me vlerë 1.2 miliardë euro i cili mendohet të shndërrohet realitet brenda vitit 2024.

milan

Pronarët amerikanë kanë shpenzuar 180 milionë euro në përforcime vetëm për vitin 2019, por nuk kanë ndërmend të qëndrojnë në krye të klubit përjetësisht. Në këto kushte projekti i radhës do të jetë kyç në strategjinë e tyre. Gazidhis synon të ndërtojë një shoqëri që vetëfinancohet, teksa pikënisja duket të jenë 400 milionë zemrat milaniste që rrahin në të gjithë globin. Mbase nuk janë shumë, por cilësohen si pikënisje ideale nga drejtuesit me shpirt tregtar të Milanit.

Related posts

U LARGUA NGA STOLI PAS 18 MUASH/ Ja batutat më pikante të Gatussos tek Milan

Delo.autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija rikthehet te fitorja në kampionat. Renova ngec, por ruan kreun

Delo.autor

LUKAKU REKORDMEN/ Më mirë se Ronaldo dhe Mesi me kombëtaret

Delo.autor

Leave a Comment