Futboll Seria A Sport

“KEMI BËRË SHUMË GABIME GJATË KËTIJ SEZONI”/ Pirlo: Interi superior? Ishin më të uritur dhe…

Ditën e nesërme, Juventusi dhe Interit do të përballën në kuadër të javës së 37-të të Serisë A, teksa do të jetë një përballje e cila do të thotë shumë për të ardhmen e të dyja ekipeve.

Në konferencën për shtyp para mediave, tekniku i Juventusit, Andrea Pirlo analizoi ekipin e tij në prag të sfidës së nesërme dhe gjithashtu u shpreh modest duke thënë se Interi bëri më mirë këtë sezon prandaj u shpall kampione e Italisë.

A kanë ndikuar këtë kampionat humbjet e pikëve me ekipet e vogla?

Na vjen keq sepse në raste të caktuara na mungonte ajo kompaktësi e cila do të mjaftonte të merrnim edhe disa pikë më tepër, por gjatë sezonit kemi pasur tensione. Kur nuk ke zjarr brenda në të gjitha ndeshjet humbet pikë kjo ju kushton kampionatin. Ka pasur shumë gabime dhe unë tashmë kam gjithçka në mendje dhe në fund të vitit do të bëj disa llogari me veten dhe do të flas dhe me stafin.

Kush do të luajë në sulm ndaj Interit?
Nuk e di akoma, duhet të shikojmë se kush është në formën më të mirë. Kieza është mirë, ja hodhi pa dhimbje. Tani është duke u rikuperuar dhe nesër në mbrëmje ai mund të jetë në dispozicion.

A është Inter me të vërtetë superior ndaj jush?
Nuk e di, por nëse ata fituan kampionatin do të thotë që ata bënë më mirë, ishin më të rregullt, ishin më të uritur. Të dy skuadrat janë të forta, por ata bënë më mirë.

A do të bëjnë motivimet një ndryshim në përplasjen me zikaltrit?
Motivimi duhet të jetë diçka që na bën të digjemi nesër. Të shohësh kampionët e rinj italianë duhet të na japë diçka më shumë. Ne duhet të kemi një dëshirë të madhe për të fituar ndeshjen.

Sipas mendimit tuaj, çfarë qëndrimi do të ketë Interi?
Konte do të luajë me ekipin më të mirë dhe ata do të dëshirojnë të fitojnë dukem ditur dhe vlerën e kësaj sfide. Ata do të përgatiten për këtë ndeshje, e cila është e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për ata që të tregojnë se ata janë kampionët e Italisë. Fituan titullin kampion dhe të tjerët e humbën atë, duke përfshirë dhe Juven. Arsyet lidhen gjithmonë me një sërë gjërash. Urime për ta, por ne mund të kishim bërë më shumë.

Related posts

SHOKOHET ROMA/ Chievo shënon supergol me ish-sulmuesin e MILANIT (VIDEO)

Isa.Autor

Rikthehet Superiorja/ Gati për një muaj “flakë”, ja takimet spektakolare

Isa.Autor

Me këmbë në tokë: Neymar është gati për Botërorin

Sadik.Autor

Leave a Comment