Futboll Sport

U BË PISHMAN QË MBYLLI KARRIERËN/ Roben gati të kthehet në fushë dhe të luajë me skuadrën e njohur…

Arjen Roben ndërpreu karrierën e tij në fund të sezonit të kaluar pasi nuk rinovoi më me Bajernin e Mynihut. 36-vjeçari prej asaj kohe jeton me familjen në Holandë dhe po trajnon skuadrën e djalit të tij të vogël.

Për mediat vendëse, holandezi u shpreh se i mungonte futbolli dhe se ishte bërë pishman që kishte varur këpucët në gozhdë aq shpejt dhe kaq mjaftoi që zëvendëspresidenti i klubit brazilian, Botafogo, ta telefonojë atë.

“Ai kërkon të luajë në një skuadër më të vogël dhe të fitojë shumë para. Ne i kemi thënë Arjenit se jemi të interesuar për të dhe është parë i kënaqur. Nëse do të pranojë ofertën? Këtë nuk mund ta them tani, por besoj se nëse vjen ajo e duhura, atëherë Arjen mund të vijë dhe të jetojë në Brazil për pak vite”, tha Rikardo Rotenberg.

Ideja për të luajtur në Amerikën Latine po e tundon së fundmi holandezin, i cili mund të pranojë një sfidë ndryshe, pas karrierës së tij të gjatë në elitën e futbollit europian.

Related posts

“NDOSHTA U KUPTOVA KEQ”/ Milner “tallet” me nervat e Sadio Mane: Ai reagoi ashtu sepse…

Delo.autor

LAMPARD PUBLIKON LISTËN E ZEZË/ Shikoni 10 futbollistët që janë në shitje

Delo.autor

“EURO 2020″/ Suedia mposht me përmbysje Poloninë dhe ruan vendin e parë

Delo.autor

Leave a Comment