Futboll Seria A Sport

MILAN PAKT ME DONNARUMMAN/ Zbulohen detajet e kontratës së re. Ja kur do të vijë zyrtarizimi

Në pritje të renditjes përfundimtare, duket se Milani është gati për një lëvizje përfundimtare. Bëhet fjalë për atë në drejtim të Xhanluixhi Donarumës, një nga lojtarët më me peshë në skuadër. Pronarët kuqezinj duan ta shndërrojnë portierin në simbol të një cikli ende për t’u nisur dhe janë gati të bëjnë edhe përjashtime vetëm për të siguruar praninë e tij te “Djalli” edhe në sezonet në vijim.

LIDHJE – Xhixho ka koleksionuar deri më sot thuajse 200 prezenca si profesionist me kuqezinjtë, por qëllimi është që ky numër të rritet ndjeshëm. Pengesa më e madhe është kontrata e cila i skadon pas një viti dhe klubi rrezikon ta humbasë falas nëse nuk gjendet një marrëveshje e re.

Portieri është i gatshëm të nënshkruajë, të paktën siç konfirmojnë burime pranë tij, por nevojitet edhe që Milani të bëjë një lëvizje domethënëse.

Për këtë arsye Ivan Gazidhis thuhet t’i ketë kërkuar një takim menaxherit të 21-vjeçarit Mino Raiola. Ky i fundit nuk ka një vlerësim të madh për planet e “Djallit” megjithatë thuhet se është gati t’i bëjë qejfin të asistuarit të tij, i cili në vitin e Europianit kërkon një skuadër ku t’i garantohet vazhdimësi, presion i ulët dhe sidomos përgjegjësi e dorës së parë.

PLAN – Donaruma është i lidhur jo vetëm me ngjyrat dhe tifozët, por edhe me qytetin e Milanos. Dëshira e tij për t’u bërë simbol i Milanit është e madhe dhe fondi “Elliott” ka dhënë miratimin për t’i plotësuar kërkesat ekonomike.

Plani i Gazidhisit është që t’i ofrojë lojtarit një zgjatje kontrate me kushtet aktuale, pra Xhixho do të vazhdojë të paguhet 6 milionë euro në sezon. Bashkëpunimi duhet të zgjatet me dy vite dhe në kontratë do të përfshihet një klauzolë prej 50 milionë eurosh, e cila do të hyjë në fuqi për çdo klub në rast se “Djalli” dështon të kualifikohet në Champions për sezonin 2021-’22.

Momenti i firmave do të vijë vetëm pas përfundimit të sezonit, por të gjitha palët duken të orientuara drejt akordit që do t’i garantojë Xhixhos titullin e më të paguarit në ekip.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Rei Manaj firmos në Angli, shans i artë për sulmuesin shqiptar

F.autor

Ylli i Chelsea-t zbulon përçarjen në dhomat e zhveshjes 24 orë përpara finales së FA Cup

Sadik.Autor

Rodriguez kundërshton Ronaldon: Reali ka potencial

Q.Autor

Leave a Comment