Futboll Sport

“FUTBOLLI PA TIFOZË, SI SALLATA PA VAJ”/ Deklarata epike e trajnerit të Portos

Trajneri i Portos, Sergio Conceciao, ka thënë një batutë me të vërtetë të bukur, kur është pyetur për rifillimin e kampionatit portugez pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Strategu portugez bëri një krahasim me përgatitjen e një sallate, krahasim që mori vëmendje të madhe në mediat sportive.  “Do të jetë shumë ndryshe të luash pa tifozë”, tha fillimisht numri një i Portos.

“Do të jetë sikur nuk ke ingredientët e duhur për të bërë një sallatë të mirë. Të hash një sallata pa vaj, kripë dhe uthull, nuk është e njëjta”, ishte batuta e Conceciao.

Kampionati portugez do të rikthehet nesër, me datë 3 qershor, me Porton që do të luajë në transfertë kundër Famalicao.

Related posts

(VIDEO) Fiorentina befason Milanin, djali i Simeones mposht Donnarumman

Q.Autor

Luciano Spalletti: Te Interi lejova gjëra që nuk duhet të ndodhnin, tani jemi skuadër tjetër

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Sebastian Vettel: Nëse nuk kemi makinë të shpejtë, do të jetë një dështim

Delo.autor

Leave a Comment