Sport Të tjera

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS NË JAPONI/ Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.

Kampionia olimpike arriti ta fitojë medaljen e bronztë, pasi mposhti portugezen Joana Ramos në dyluftimin për vendin e tretë.

Kelmendi u eliminua në gjysmëfinale nga xhudistja e talentuar, Uta Abe, por arriti që t’i sigurojë Kosovës medaljen e dytë pas asaj të bronztë të Distria Krasniqit, të cilën e fitoi një ditë më parë.

Në ditët në vazhdim, në “Tokyo 2019” do të garojnë edhe xhudistët e tjerë kosovarë, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

Related posts

Sytë nga KAS, ja kur pritet të dalë përgjigjja për çështjen “Skënderbeu”

Sadik.Autor

Kategoria e Parë/ Grupi A: Vllaznia triumfon edhe në derbi, Dinamo kënaqet me barazim. Ja rezultatet

Isa.Autor

I përfundoi kontrata/ Ish- lojtari i Tiranës largohet nga Shkëndija e Tetovës

Sadik.Autor

Leave a Comment