Futboll La Liga Sport

I PËRGJIGJET BARCELONËS/ Kapiteni Ramos: Në vend të parë prej gjyqtarëve? Jo, kryesojmë për meritën tonë!

Sergio Ramos vijon të shënojë dhe po e udhëheq Real Madridin drejt suksesit. Kapiteni ishte sërish vendimtar në fitoren 2-0 të ditës së djeshme kundër Majorkës, që i ka lejuar ekipit kryeqytetas të rikthehet në krye të La Ligas. Në fund të ndeshjes, Ramos foli dhe për polemikat në lidhje me favoret në gjykim, duke iu përgjigjur fjalëve të Zherard Pikes.

“E dëgjojmë këtë rrëmujë ngaqë jemi të parët. Kur nuk ishim ne në krye, njerëzit nuk flisnin shumë. Gjyqtarët dhe VAR-i janë për të ndihmuar lojën, nuk mendoj se vendimet janë të paramenduara. Nuk kemi përse t’u themi falëminderit arbitrave për kryesimin tonë. Njerëzit duhet t’i japin fund këtyre gjërave”.

(Balkanweb)

Related posts

PASIMI QË JU LË PA FRYMË/ Messi dhuron “magji” në “Camp Nou” (VIDEO)

Delo.autor

LIGUE 1/ Di Maria pranon se e ardhmja mund të jetë larg Parisit

Sadik.Autor

Manchester City ka fituar 13 ndeshje radhazi kundër WBA…

Q.Autor

Leave a Comment