Futboll Seria A Sport

SULMUESI E MBYLL ME NAPOLIN/ Milan përgatit ofensivën. “Kuqezinjtë” ofrojnë lojtarin e preferuar të Gattusos

Arkadiush Milik ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me Napolin që i skadon pas një viti. Në këto kushte klubi është i detyruar ta shesë për të mos e humbur falas në 2021-shin. Për t’i ndryshuar mendim nuk ka mjaftuar as takimi i djeshëm mes tij, drejtorit Xhuntoli dhe trajnerit Gatuzo.

milik

Ndaj polakut nuk mungojnë të interesuarit mes të cilëve janë Juventusi, Totenhemi apo Atletiko e Madridit. Më këta të fundit sulmuesi ka pasur ditën e djeshme edhe një kontakt nëpërmjet një videotelefonate. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Marca”, e cila njoftoi se 26-vjeçari nuk është kundër një përvoje në kampionatin iberik.

KUQEZINJTË – Në të njëjtën kohë, mediat italiane bëjnë të ditur se në garë është përfshirë edhe Milani që ka një “as” për të bindur Napolin ta orientojë drejt fanellës kuqezi. Me apo pa Zlatan Ibrahimoviçin në ekip për sezonin e ardhshëm, kuqezinjtë gjatë merkatos do të kërkojnë me çdo kusht afrimin e një qendërsulmuesi, ndaj edhe Milik duket i duhuri. Presidenti De Laurentis pret të arkëtojë të paktën 30 milionë euro, shumë të cilën drejtuesit e “Djallit” duan ta ulin sa më shumë.kumbulla milik

Për t’i ardhur në “ndihmë” ish-skuadrës, trajneri Gatuzo ka sugjeruar shkëmbimin e sulmuesit me Frenk Kesin. Afrikani do të merrte te Napoli vendin që sot i përket Alanit, një lojtar që ka pasur gjithmonë probleme me Rinon e që në fund të sezonit mund të largohet duke qenë se shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij. Milik ndërkohë qëndron në pritje të ofertave, ku përveç projektit të klubit, diferencën mund ta bëjë edhe propozimi me më shumë zero në aspektin e pagës.

Related posts

Artan Hoxha: FSHF masakroi Vllazninë me gjyqtarin qe dështoi në testet e FIFA-s

Sadik.Autor

Figo: Icardi te Reali? Mund të shkëlqejë kudo

Sadik.Autor

“TEK JUVENTUS ÇDO LOJTARË KA NJË PROGRAM PUNE”/ Flet De Ligt: Shembulli im tek Ajax ishte…

Delo.autor

Leave a Comment