Moto GP Sport Të tjera

I DHA FUND KARRIERËS SË TIJ NË MOTO GP/ Rossi: Vendimi për t’u tërhequr, arsyeja për të bërë festë dhe rrëmujë

Valentino Rossi i dha fund karrierës së tij si pilot i MotoGP, pas 26 vitesh në pistat e motoçiklizmit. Pas garës së Valencia, një festë e madhe për pilotin Italian, legjendë e këtij sporti, me 9 tituj kampionë bote në të gjitha kategoritë. Mijëra tifozë e përshëndetën Valentino Rossi, i mallëngjyer nga emocionet.

“Do të kisha preferuar ëq këtë festë ta kisha bërë në Itali, në pistën e Mugello, por kisha frikë se më pas nuk do të më gjenin më. Bëj shaka. Ishte një fundjavë e bukur. Isha i shqetësuar, por më bënë mjaft surpriza. Gjithçka ishte e këndshme, pasi ishte një festë lamtumire e stilit tim, duke kërcyer dhe thyem shumë gjëra”, tha Rossi.

“Jam i kënaqur për garën që bëra, u rendita i dhjeti, pas më të mirëve. Pas garës bëmë një festë të madhe, por nuk kam pirë shumë. E shijova shumë garën, festën, gjithçka. Tani, dalëngadalë do të nis të kuptoj se kjo ishte gara e fundit dhe se jam tërhequr nga sporti”, tha Rossi.

“Gjithnjë kam dashur ta mbyll ashtu siç kam dashur unë, sipsa stilit tim. Tërheqja nga sporti ishte një arsye për të bërë pak rrëmujë. Duke parë këtë festë, ndoshta rikthehem e tërhiqem vitin tjetër”, u shpreh Valentino Rossi.

Related posts

Dorëzohet Reali, Bayern nuk e ka humbur joshjen

Sadik.Autor

“DIVORCI” I ALLEGRIT ME JUVENTUS/ Ja kush janë rebelët e “Zonjës së Vjetër” që festuan largimin

Delo.autor

QESHARAKE/ I bëjnë një statujë në vendlindje, por a ka njeri ta dallojë se cili është?

Isa.Autor

Leave a Comment