Boks Sport

TAYSON DO T’I RIKTHEHET BOKSIT/ Trondit ish-kampioni britanik: Majku mund të vdesë në ring!

Boksieri britanik Dilan Uait befasoi mbarë botën me prononcimin e tij të fundit duke thënë se ish-boksieri Majk Tajson mund të vdesë në ring përballë kampionit Tajson Fjuri.

Dillian Whyte (left) celebrates after knocking out Lucas Browne (centre) in the WBC Silver Heavyweight Championship contest at the O2 Arena, London. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Saturday March 24, 2018. See PA story BOXING London. Photo credit should read: Steven Paston/PA Wire

“Është diçka absurde. Majk Tajsoni mund të vdesë në ring. Ka shumë thashetheme për një ndeshje midis një 31-vjeçari dhe një 53-vjeçari. Është diçka që nuk ka kuptim dhe s’të inkurajon aspak. Po nëse Majku vdes në ring?!  I kemi hedhur shumë baltë këtij sporti, nuk kemi nevojë për diçka të tillë. Është diçka pozitive që një njeri të bëjë një video në ‘Instagram’, por të kthehesh pas kaq kohësh dhe të duelosh për 12 raunde është diçka komplet tjetër. Në moshën e Majkut trupi të detyron  të bësh diçka, kurse mendja të shtyn të bësh tjetër gjë. Ai mund të lëndohet keq, kjo më shqetëson.

Majk, je një legjendë e gjallë. Vazhdo të jesh i tillë”, deklaroi ish-kampioni i botës në peshat e rënda për kategorinë WBC.

Related posts

STATISTIKAT/ MESSI i dyti, LOJTARI më i miri i 2018-ës luan në Serinë A

Isa.Autor

“JEMI TË GJITHË PA PARA PËR SHKAK TË COVID-19″/ De Laurentiis frikëson Serinë A: Dua të bind 7-8 skuadra që të…

Delo.autor

Merkatoja e kuqezinjve/ Lojtari i Serisë A pret përgjigjen nga Rusia (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment