Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Mbrojtja më e mirë. Lautaro dhe fantazisti, ja bazat për të ardhmen e Inter

Në ambientet e Interit janë me siguri të përqendruar te merkatoja, megjithëse edhe ajo që ofron shtëpia nuk është aspak keq… Revolucioni “kontian”, shpesh i kritikuar, ka dhënë megjithatë fryte të mira. Zikaltrit, për shembull, kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit (36 gola të pësuar deri tani) dhe ka lënë portën e paprekur për ndeshjen e tretë radhazi.

Vendi i dytë, i konfirmuar nga fitorja ndaj Napolit (por që megjithatë do të duhet të ruhet në supersfidën me Atalantën e vendit të tretë), është në duart e tyre dhe do të ishte një rezultat pozitiv nëse mendohet edhe se gjatë dy sezoneve të fundit kualifikimi në Ligën e Kampioneve ka ardhur në frymën e fundit. Shifrat e rëndësishme të këtij sezoni nuk përfundojnë këtu.

Ka arritur, falë fitores 2-0 të firmosur nga D’Ambrozio dhe Lautaro Martinez, kuotën e 100 golave në sezon mes kampionatit dhe kupave: 79 vetëm në kampionat, kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur, ndërkohë që në të gjitha kompeticionet e vitit të kaluar ishin regjistruar 75 në total (vetëm 57 në Serinë A). Një statistikë që shënon se, pavarësisht gjithçkaje, steka megjithatë është rritur.

KTHIMI I LAUTAROS – Për më shumë, meqë përmendëm Lautaron, lojtari që të gjithë mendonin se kishte mendjen te Barcelona gjeti sërish rrugën e golit (e çfarë goli!) duke festuar edhe në mënyrë polemike për të heshtur ata që e kishin akuzuar për mungesë angazhimi. Një mesatare pikësh që nuk shihej prej dhjetë vitesh (periudha e “Tripletës”, për t’u kuptuar), më pas, konfirmon që ardhja e Kontes i ka dhënë vërtet një shkëndijë ambientit. Pa harruar lojën: Interi lëviz sipas logjikash të paramenduara dhe të kodifikuara dhe ofron shpesh manovra fluide dhe spektakolare.

SHTIMI I FANTAZISTIT – Konte, i konsideruar një integralist, ka ditur t’i dozojë një seri korrektimesh organizimit të skuadrës. Prezenca fikse e fantazistit, për shembull, mbi të gjitha në pjesën e dytë të sezonit (pas transferimit në Milano në janar të Eriksenit) apo ndërtimi i lojës nga mbrojtja që parashikon zhvendosjen në krah të dy mesfushorëve dhe avancimin përpara të dy nga tre qendërmbrojtësve: jo rastësisht D’Ambrozio firmosi golin e avantazhit dhe që Bastoni ishte një prezencë e vazhdueshme në zonën e rreptësisë kundër Napolit).

Baza për të vazhduar projektin dhe për të synuar objektivë më prestigjiozë, pra, ekziston. Për pjesën e mbetur do të duhet të mendojnë drejtuesit.

Related posts

MERKATO Neymar i vetëofrohet Barçës, por blaugranat refuzojnë, Reali përgatit 400 milionë euro për brazilianin

Q.Autor

NATIONS LEAGUE/ Shqipëria pret sot Kazakistanin në “Air Albania”, “Kuqezinjtë” kërkojnë vetëm fitore

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Macja i “rrëmben” vëmendjen sulmuesit të Brazilit, ja çfarë ndodhi

F.autor

Leave a Comment