Futboll Premier League Sport

“DO KRIJOJMË NJË MILAN MË TË FORTË”/ Masara: Ja çfarë do bëjmë për Ibrën

Rinovimi i Stefano Piolit duket sikur u ka hapur rrugë edhe konfirmimeve të tjera në ambientin milanist. Pas trajnerit duket se do të jetë radha e Paolo Maldinit dhe Frederik Masaras për të lidhur edhe një herë fatin e tyre me “Djallin”. Në këto kushte, e vetmja paqartësi ka të bëjë me Zlatan Ibrahimoviçin. Sipas mediave italiane, trajner Pioli ka dalë hapur përpara drejtuesve dhe ka kërkuar konfirmimin e suedezit, i cili nga ana e tij është i acaruar për faktin se klubi nuk ka bërë asnjë hap për të biseduar me të.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare në këtë aspekt me Mino Raiolën që duhet të paraqitet në “Casa Milan”. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Milanit, Frederik Masara, i cili lidhur me suedezin tha: “Jemi çdo ditë në klub dhe sapo të kemi pak kohë, do të ulemi për të biseduar seriozisht. Do të ballafaqohemi me Zlatanin të cilin e kam parë të qetë, të vendosur dhe gati për të dubluar në fushë. Është një kampion unik dhe ky nuk është një faktor për t’u neglizhuar”. Drejtuesi foli edhe për aspekte të tjera, si merkatoja dhe buxheti, pa anashkaluar konfirmimin e Piolit.
PIOLI – “Ishim disa veta që besonim te Pioli dhe ai tregoi vlerat me punën e tij të jashtëzakonshme. Fitoret nuk kanë ardhur pas pandemisë, por që në janar. Jemi të gjithë shumë të lumtur për këtë vendim që ishte i menduar, i drejtë, por sidomos i merituar”.

Pioli Milan
MERKATO – “Po bëjmë disa vlerësime dhe pas mbylljes së sezonit do të bisedojmë me trajnerin për t’u thelluar në disa tema të caktuara. Për momen- tin është disi herët, ndaj le të përqendrohemi te ndeshjet e mbetura dhe te lojtarët që janë pjesë e ekipit”.
BUXHETI – “Shumë shpejt do të kemi edhe një ide më të qartë për shumën në dispozicion të përmirësimit të organikës. Jemi të gjithë të bindur se mund ta bëjmë Milanin edhe më tepër konkurrues. Jam besimplotë se do të bëhen investimet e duhura për nevojat tona”.

Related posts

BARCELONA-ESPANYOL/ Messi dyfishon shifrat për “Katalanasit”

Delo.autor

ISH TRAJNERI I KOMBËTARES/ De Biasi tregon defektet e Hysajt: Duhet të përmirësohet

Isa.Autor

LIVE/ River-Boka: E majta vrastare, Riveri përmbys gjithçka ndaj Bokës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment