Futboll Premier League Sport

SOT VLEN 30 MILIONË EURO/ Manchester United e siguroi talentin për vetëm…

Manchester United e ka siguruar super talentin Mason Greenwood për vetëm 600 sterlina.

Ish-klubi i 18-vjeçarit, Idle FC në afërsi të Breadford, i ka përdorur paratë për të blerë pajisje të reja.

Një zbulues talentesh i United ka folur me Marcus Strudwick, presidenti i Idle, dhe ka pyetur babanë e Greenwood nëse djali i tij do t ë donte të stërvitje te qendra e United në Halifax.

United i ka dhënë Strudwick një çek prej 600 sterlinash dhe sulmuesi i ri është transferuar në Old Trafford.

Strudwick ka thënë për The Times: “Duke parë sesi shkuan gjërat, duhej t’i kisha bërë një fotografi çekut”.

“Paratë u përdorëm për të blerë pajisje të reja dhe për të ndërtuar një ekip të ri”.

Greenwood po shkëlqen në këtë sezon me Djajtë e Kuq, duke shënuar 9 gola në 29 takime të luajtura në Premier League.

Këto paraqitje kanë bërë që vlera e kartonit të tij të shkojë në 30 milionë euro, sipas Transfermarkt. Jo keq për një djalosh që ka kushtuar vetëm 600 sterlina.

Related posts

Lukaku zbulon brazilianin që ka pasur idhull fëmijërie (VIDEO)

Q.Autor

ZYRTARE/ Më në fund Aris prezanton mesfushorin Migjen Basha (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Ja momenti kur skuadra e Burrelit niset drejt kryeqytetit me këngë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment