Futboll Premier League Sport

SFIDA KUNDËR MANCHESTER CITYT/ Trajneri Arteta: I di pikat e tyre të dobëta, Auba-Laca qëndrojnë!

Arsenali do të luajë kundër Man. City-t në gjysmëfinalen e FA Cup. Trajneri Mikel Arteta ka folur para ndeshjes përballë ish-trajnerit të tij. Ai mendon se ekipi i tij mund të fitojë, pasi i di pikat e dobëta të “Qytetarëve”.

“Duhet të bllokojmë pikat e forta të Manchester Cityt, të cilat i kanë me shumicë. Gjithsesi, unë i di mirë pikat e tyre të dobëta dhe do përpiqemi t’i godasim aty. FA Cup është shumë e rëndësishme për ne, jo vetëm për faktin që na kualifikon në Europa League. Do të tentojmë të dalim në finale dhe ta fitojmë këtë trofe.

“Aubameyang? Gjithmonë kam qenë pozitiv dhe i sigurt që do të qëndrojë me ne. Aubameyang stërvitet mirë dhe e di që është i lumtur tek Arsenali. Bisedoj shpesh me të, është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë, përveçse golashënuesi më i mirë.

“Lacazette? Ai është tipi i sulmuesit që unë preferoj, e kam thënë diçka të tillë edhe përpara se të bëhesha trajner i Arsenalit. Është inteligjent dhe shumë i fortë, punon shumë dhe e urren humbjen“, – tha ai.

Related posts

SKËNDERBEU-VLLAZNIA LUHET ME TIFOZË/ FSHF sqaron publikun: Biletat e ndeshjes mund ti sigurojnë…

Delo.autor

International Champions Cup / Bayern dhuron spektakël dhe i jep “leksion” PSG

Isa.Autor

BËN PROPOZIMIN INTERESANT/ Legjenda Effenberg: Messi të kthejë “Topin e Artë”, ja kush duhet të zgjedhë fituesin

Delo.autor

Leave a Comment