Futboll Seria A Sport

ALLEGRI GATI TË RIKTHEHET NË PUNË/ Në Itali zbulojnë të ardhmen e ish-trajnerit të Juves

Masimiliano Alegri prej një viti është i papunë, kur në fund të sezonit të kaluar u largua nga drejtimi i Juventusit.

Megjithatë tashmë trajneri italian mund t’i rikthehet përsëri punës, me shumë skuadra që duan ta marrin në drejtimin e tyre. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Alegrin në sezonin e ardhshëm mund ta shohim në drejtimin e Interit ose të PSG-së.

Drejtori i francezëve, Leonardo e ndjek prej kohësh trajnerin italian dhe shpreson ta marrë në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu edhe Marota mund të tentojë ta afrojë te Interi, pas rezultateve jo shumë të mira të Kontes në drejtim të zikaltërve.

Related posts

A do të tolerojë Kukësi Vllazninë? Gjici: Na vjen keq, por…

Sadik.Autor

Baseli: Po mos t’i shiste këta lojtarë, sot do të ishte super ekip 

Sadik.Autor

ERGYS KAÇE SHKËLQEN ME EKIPIN E RI/ Ja çfarë ka bërë mesfushori shqiptar në ndeshjen e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment