Moto GP Sport Të tjera

ËSHTË ZYRTARE/ Moto GP si Formula 1, garat do të zhvillohen pa tifozë

Botërori i Moto GP, ashtu sikurse edhe ai i Formula 1, do të zhvillohet pa tifozë për shkak të pandemisë së Covid-19. Lajmin e konfirmuan sot drejtuesit e Dorna, kompania që drejton garat e motoçiklizmit.

Gara e parë sezonale e Moto GP do të zhvillohet më 19 korrik në pistën spanjolle të Jerez. Po në këtë pistë do të zhvillohet pas 7 ditësh edhe gara e dytë. Të dyja këto gara do të zhvillohen pa tifozë.

Më pas, botërori do të vijojë në pistën Çeke të Brno dhe më pas do të zhvillohen dy gara në pistën austriake të Zeltweg, aty ku këtë fundjavë debuton Formula 1. Këto 3 gara do të zhvillohen për 3 fundjava radhazi dhe ashtu si dy garat spanjolle do të jenë pa tifozë.

Related posts

KAOS DHE TELASHE TEK REALI/ Braziliani i “GALAKTIKËVE”: Jeni të gjithë bij k…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Milan-Verona. Rezultati 1-1

Delo.autor

“DIVORCI I TRAJNERIT” ITALIAN ME JUVENTUS/ Allegri kalon drejt gjigantëve të Bundesligas…

Delo.autor

Leave a Comment