Basketball Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Ja shuma e frikshme që NBA ka humbur prej pandemisë dhe shpenzimet për rikthimin

NBA parashikohet të humbasë 1 miliardë dollarë nga situata e krijuar prej pandemisë së Covid-19, që solli ndërprerjen e kampionatit që në mars. Sipas ESPN, kjo shumë kaq e lartë vjen si pasojë e mungesës së tifozëve në stadium dhe shitjes së biletave, që është një goditje e rëndë për skuadrat dhe vetë NBA-në.

Gjithsesi, plani për të mbyllur sezonin do të vazhdojë të aplikohet. Gjatë kësaj periudhe që ekipet do të grumbullohen në Orlando do të shpenzohen rreth 200 milionë dollarë. Kjo shumë është pjesë e shifrës së frikshme prej 1 miliardë dollarësh.

NBA ka deklaruar se me këtë shumë prej 200 milionë dollarësh do të mbulojë shpenzimet e grumbullimit të 22 ekipeve, të 10 fushave që do të përdoren (7 për stërvitje dhe 3 për ndeshje).

Gjithashtu, me këtë shumë do të mbulohen edhe shpenzimet e stafit të NBA-së (gjyqtarë, drejtues, mjekë etj) si dhe për testet ndaj koronavirus që do të bëjnë skuadrat.

Related posts

MAN CITY I JEP FUND SPEKULIMEVE/ Guardiola nuk e do në ekip yllin e “Los Blancos” për…

Isa.Autor

LIVE/ Anglia dhe Belgjika e mbyllin në “paqe” pjesën e parë

Isa.Autor

David Villa, arrin në kuotën e 401 gola në karrierën e tij (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment