Basketball Sport Të tjera

NBA/ Skuadra e Charlotte Bobcats e përgjysmuar, 4 lojtarë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Katër basketbollistë të skuadrës Charlotte Bobcats kanë përfunduar në karantinë, pasi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Bëhet fjalë për LaMelo Ball, Jalen McDaniel, Mason Plumlee dhe Terry Rozier.

Të katër këta lojtarë nuk luajtën në ndeshjen e humbur sot ndaj Philadelphia (127-124 pas kohës shtesë). NBA ka vendosur që ky ekip të vijojë të luajë pavarësisht se mungojnë 4 lojtarë, duke kërkuar respektimin e protokollit anti-Covid.

Të gjithë lojtarët e skuadrës së Charlotte testohen dy herë në ditë, duke parë që në këtë ekip është krijuar një vatër infektimi. Ndërkohë që, rregullorja e NBA-së e ka të detyrueshme testimin ditur për koronavirus.

Related posts

Roma “kthehet” në Europë/ Verdhekuqtë shkatërojnë Sampin në “Olimpico” (VIDEO)

Isa.Autor

U SHPALLËN KAMPION SË BASHKU TEK TIRANA/ Ngo fjalë emocionuese për Hasanin: Zoti të dha forcën që… (FOTO)

Delo.autor

PLAS SHERRI ME GRUSHTA DHE SHKELMA/ Tifozët e Tottenham dhe Bayern përleshen me njëri-tjetrin jashtë stadiumit

Delo.autor

Leave a Comment