Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Vettel pranë rikthimit te Red Bull, Verstappen e paralajmëron

E ardhmja e Sebastian Vettel, 4 herë kampionit të botës në Formula 1, është ende në dilemë. Piloti gjerman do të largohet nga Ferrari në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur. Pas rikthimit të Alonso në Formula 1, duke pilotuar makinën Renault, vendet bosh për Vettel në një makinë kompetitive pakësohen.

Kohët e fundit po përflitet për një rikthim të Vettel te makina Red Bull, aty ku ai fitoi famën dhe 4 titujt kampionë bote. Vettel do të pilotonte në krha të Max Verstappen, që ka dhënë një mesazh për gjermanin. “Nuk jam unë ai që vendos për pilotët”, tha Verstappen.

“Më parë kam punuar me Daniel Ricciardo dhe gjërat shkuan mirë. Nuk kam punuar kurrë me Sebastian, por nuk mendoj se mes nesh do të ketë probleme. Të gjithë pilotët që garojnë në Formula 1 duan të fitojnë”, tha piloti holandez.

“Vettel duhet të kuptojë diçka po erdhi këtu. Sot vlen më shumë makina se sa piloti. Në 5 vitet e fundit, me makinën Mercedes mund të kishin fituar shumë pilotë. Ai piloti një Ferrari dhe nuk ia doli dot mbanë”, tha Verstappen.

Related posts

ZYRTARE/ Humbi ndjenjat gjatë sfidës ndaj Atalantës, Napoli komunikon gjendjen e lojtarit të saj

Delo.autor

Sampdoria-Napoli/ Vendasit s’fitojnë prej 14 ndeshjesh ndaj “axurrëve”

Isa.Autor

KRITIKA PËR OZIL DHE ARSENALIN/ Ish-futbollisti lartëson “punën” e Arsene Wenger

Sadik.Autor

Leave a Comment