Futboll Seria A Sport

GJYKON GUIDA/ Ja statistikat interesante të supersfidës Milan-Juventus

Marko Guida është arbitri që do të bëjë drejtësi në ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Milanit dhe Juventusit në “San Siro”. Përkrah tij do të jenë asistentët Karbone dhe Longo, La Pena do të jetë arbitër i katërt, ndërsa Xhakomeli dhe Meli në VAR. Janë plot 26 ndeshjet në të cilat Guida i ka drejtuar kuqezinjtë në karrierën e tij.

guida-2

Dhe me të në fushë, Milani ka arritur të fitojë 10 takime, 8 barazime dhe po kaq humbje. Shumë më pozitiv bilanci i Juventusit me këtë gjyqtar në fushë: Bardhezinjtë kanë siguruar 14 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje kur janë gjykuar nga 39-vjeçari, arbitër me stemën e FIFA-s prej vitit 2014.

– Milani është skuadra kundër së cilës Juventusi ka humbur më shumë ndeshje në Serinë A (49), duke pësuar 215 gola, një tjetër rekord.

– Kuqezinjtë kanë fituar vetëm 1 nga 14 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër bardhezinjve, duke dalë të humbur në 13 të tjerat: nga 2013-ta, skuadra e Milanit është e vetmja që ka humbur kaq shumë ndeshje kundër një ekipi të vetëm në elitën e futbollit italian.

– “Djalli” nuk ka arritur të shënojë në 4 nga 6 sfidat e fundit në shtëpi kundër “Zonjës” në Serinë A: 1 fitore, 5 barazime. Juventusi dhe Atalanta janë dy ekipet kundër të cilave kuqezinjtë nuk e kanë gjetur golin në më shumë ndeshje në shtëpi prej sezonit 2013-’14 (4).

– Milani ka shënuar në të 12 ndeshjet e fundit në kampionat dhe nuk bën më mirë se kaq prej shtatorit 2017.

– Juventusi ka realizuar të paktën dy gola në 7 ndeshjet e fundit të kampionatit: kampionët nuk bëjnë më mirë se kaq prej tetorit 2018 (shënonin në 9 ndeshje radhazi).

– Nga rinisja e kampionatit, Milani është skuadra që ka pësuar më pak goditje (28), ndërsa porta e Juventusit është tentuar 51 herë gjatë kësaj periudhe.

– Në vitin 2020, Juventusi (9) dhe Milani (13) janë dy skuadrat që kanë pësuar më pak gola në Serinë A.

– Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, nuk ka fituar kurrë kundër Juventusit në Serinë A dhe ka humbur 11 nga 14 sfidat me bardhezinjtë: kundër asnjë rivali nuk ka bërë më keq se kaq.

– Zlatan Ibrahimoviç i ka luajtur 70 ndeshjet e tij të para në Serinë A me fanellën e Juves, duke shënuar 23 gola në kampionat mes 2004-ës dhe 2006-ës.

– Portieri i Juves, Xhanluixhi Bufon, debutoi në Serinë A në nëntor 1995 kundër Milanit: atëherë luante për Parmën.

Related posts

Një tjetër “benjamin” SHQIPTAR po lind, Panucci buzëqesh me golin e 19-vjeçarit

Isa.Autor

BARAZIM PA GOLA/ “Kuqezinjtë” ndalen në “San Siro” nga Verona dhe ndajnë piktët

Delo.autor

KRISJE ME RONALDON/ Sulmuesi i Manchester United mund të largohet nga “Old Trafford”

Delo.autor

Leave a Comment